Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2018

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2018
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 18.01.2019
Data e shtypjes: 18.01.2019
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e katërt të vitit 2018, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua më e lartë, e fokusuar kryesisht në kredinë për investime në segmentin e biznesit të madh. Standardet e kreditimit për individët u raportuan të lehtësuara, si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato me qëllim blerje banese. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e katërt u perceptua e shtuar, e përqendruar në kredinë me qëllim konsumi.