Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Bazuar në opinionet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan disi në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e lehtësimit në kategorinë e kredive dhënë për bizneset e vogla e të mesme. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi është perceptuar disi më e ulët nga një tremujor më parë, për të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, dhe veçanërisht e theksuar në kreditë me qëllim financimin e investimeve. Standardet e kreditimit u vlerësuan disi të lehtësuara edhe për individët, kryesisht në kreditë e destinuara për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e individëve në tremujorin e fundit të vitit u raportua më e ulët, në të dyja kategoritë.