Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2021

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2021
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 20.01.2022
Data e shtypjes: 20.01.2022
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Tabloja e kushteve të ofertës për kredi u shfaq e përmirësuar edhe në tremujorin e fundit të vitit 2021. Indikatorët që tregojnë kushtet e ofertës së kredisë – standardet, kushtet e termat, si dhe raporti i kredive të refuzuara – u raportuan kryesisht në përmirësim, i cili ishte më i dukshëm në segmentin e bizneseve. Kërkesa për kredi u shfaq e lartë, si nga bizneset ashtu edhe individët. Përmirësimi i perceptuar për kërkesën dhe ofertën për kredi, duket se mbështetet nga faktorë të përbashkët, të cilët lidhen me gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe konsumit në vend, si dhe me përmirësimin e treguesve të besimit.