Analiza VBBK T3 - 2020

Analiza VBBK T3 - 2020
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 05.10.2020
Data e shtypjes: 05.10.2020
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u përmirësua në tremujorin e tretë të këtij viti, pas nivelit më të ulët historik të shënuar një tremujor më parë. Me gjithë rritjen me 23.0 pikë, vlera e TNE-së prej rreth 75.3 qëndron nën mesataren afatgjatë (Grafik 1). Ecuria e TNE-së është ndikuar kryesisht nga përmirësimi i besimit të bizneseve dhe në një masë më të vogël nga përmirësimi i besimit të konsumatorëve. Megjithatë, si treguesi i besimit të bizneseve, ashtu edhe ai i besimit të konsumatorëve mbeten nën mesataret përkatëse historike.