Analiza VBBK T4 - 2020

Analiza VBBK T4 - 2020
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 08.01.2021
Data e shtypjes: 08.01.2021
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) vijoi të përmirësohet në tremujorin e katërt të vitit 2020, duke u rritur me 6 pikë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, vlera e TNE-së rezultoi rreth nivelit 81.1, duke mbetur ndjeshëm nën mesataren historike, e ndikuar nga goditja e fortë negative në tremujorin e dytë të këtij viti (Grafik 1). Rritja tremujore e TNE-së pasqyroi kryesisht përmirësimin e besimit në tregti, industri dhe shërbime. Treguesi i besimit në ndërtim dhe besimi konsumator shënuan rënie të lehtë. Të gjithë treguesit e besimit vazhdojnë të qëndrojnë nën mesataret përkatëse historike.