BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë - Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”

Data e publikimit: 15.01.2019

 

Në datën 1 nëntor 2018, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), organizon konferencën vjetore me temë: Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”.

Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm janë gjithashtu guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e financiar, përfaqësues të medias, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.

Kjo konferencë realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe Shkollës Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science).

Informacion

Foto nga aktiviteti

Fjalët përshëndetëse

Fjalët përshëndetëse

Prezantime sipas programit të Konferencës (në version anglisht)

Sesioni i parë - Politika monetare në normalitetin e ri

 

Sesioni i dytë - Globalizimi financiar dhe evoluimi i organizmave të bashkëpunimit rajonal dhe global

 

Sesioni i tretë - Inovacioni në fushën financiare dhe rrjedhojat për politikën monetare dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar

 

Njoftime