BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim: rikonceptimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe incentivave të tij”, 11 tetor 2019

Data e publikimit: 28.10.2019

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), organizoi konferencën e saj vjetore me temë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim: rikonceptimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe incentivave të tij”.

Qëllimi i kësaj konference ishte vlerësimi i luhatjeve të vazhdueshme jo vetëm në sektorin bankar por edhe më gjerë në sektorin financiar, sidomos për sa u takon madhësisë, origjinës, pronësisë dhe incentivave globale dhe rajonale si dhe rrjedhojat për sektorin bankar shqiptar dhe rajonin e Evropës Juglindore. Ndër të tjera, konferenca trajtoi mënyrën se si përballen bankat në rajonin e Evropës Juglindore dhe në veçanti në Shqipëri me sfidat e reja që lindin si nga institucionet rregullatore ashtu edhe nga institucionet financiare jo-banka; mënyrën se si bankat e ndryshojnë modelin e tyre të biznesit; mënyrën se si angazhohen në krijimin dhe ofrimin e produkteve financiare inovative; si edhe nëse mund të vazhdojnë të veprojnë si ndërmjetës financiarë tradicionalë.

Në këtë konferencë, morrën pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare në vend, të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues nga bota akademike.

 

Informacion

 

Fjalët e mirëseardhjes dhe përshëndetëse të konferencës


Prezantime sipas programit të Konferencës

 

SESIONI I PARË: Tendencat globale dhe evropiane që ndikojnë kontekstin e zhvillimeve në Evropën Juglindore”

 

Vassilis Monastiriotis, Profesor i Asociuar i Ekonomisë Politike, Shkolla Ekonomike e Londrës, Drejtor i kërkimeve të LSE për Evropën Jug-Lindore

Nadeem Ilahi, Përfaqësues i Lartë Rezident, Zyra Rajonale e FMN-së për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore

Erik Berglof, Drejtor, LSE Instituti për Çështje Globale

Ralph De Haas, Drejtor i Kërkimit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

  • Sistemet bankare të BE dhe EJL-së: bashkëpunimi dhe sfidat e përbashkëta

Davide Stroppa, Ekspert i Lartë i Bankave, Tregjet Bankare, Njësia e Inovacionit dhe e Produkteve, Autoriteti Bankar Evropian

Milan Deskar-Škrbić, Këshilltar, Departamenti i Modelimit, Banka Kombëtare Kroate

Paola Angeletti, Drejtoresha e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale, Intesa Sanpaolo SpA

Silvio Pedrazzi, Kryetar, Shoqata Shqiptare e Bankave

 

SESIONI I DYTË: Sfidat dhe implikimet e politikave

 

Marianne Nessén, Këshilltare e Lartë e Bordit Ekzekutiv, Sveriges Riksbank

Michael Wuerz, Drejtor i Departamenti i Stabilitetit Financiar dhe Mbikëqyrjes Makro-prudenciale, Banka Kombëtare e Austrisë

Ioannis Asimakopoulos, Ekonomist i Lartë, Drejtor i Bankingut dhe Tregjeve të kapitalit, Departamenti i kërkimeve, Banka e Greqisë.

  • Roli i institucioneve financiare jo-bankare, i teknologjisë së lartë dhe i fintech në veprimtarinë tradicionale të bankave tregtare

Peter Botoucharov, Zv/President, Të Ardhurat Fikse Globale, T. Rowe Price International Ltd

Heinz Wiedner, Nënkryetar i Bordit Mbikëqyrës, Raiffeisen Bank Albania

 

Njoftime