BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca vjetore të Bankës së Shqipërisë
Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar

Data e publikimit: 13.11.2017

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve për Evropën Juglindore të Universitetit të Oksfordit, zhvilloi punimet e konferencës së saj vjetore me temë: "Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar".

Konferenca u organizua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, rretheve akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e financiar, përfaqësues të medias, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.

Gjatë punimeve të konferencës, pjesëmarrësit diskutuan për zhvillimin e tregjeve financiare dhe rolin e tyre në përçimin e efekteve të politikës monetare, si dhe zbutjen e goditjeve financiare dhe pasigurive makroekonomike. Nga diskutimet u arrit në përfundimin se politika monetare gjen mbështetje në instrumentet e tjera financiare, duke përfituar nga zhvillimi i mëtejshëm i institucioneve financiare, zhvillim i cili, së bashku me përdorimin e instrumenteve financiare, ndikon drejtpërdrejt në përçimin e efekteve të saj. Kjo nënkupton se politika monetare dhe zhvillimi i tregjeve financiare janë mjaft të rëndësishme për ecurinë dhe nxitjen e mëtejshme të ekonomisë dhe për vazhdimin e mëtejshëm të reformave dhe politikave të ndërmarra.

Informacion

Fjalët e mirëseardhjes dhe përshëndetëse të konferencës

 
Prezantime sipas programit të Konferencës

  • SESIONI I PARË: Natyra e rreziqeve dhe qëndrueshmëria ndaj rrezikut në rajonin e Evropës Juglindore
    Prezantimet (version anglisht)
  • SESIONI I DYTË: Sfidat ekonomiko-financiare dhe institucionale dhe zgjidhjet e politikës
    Prezantimet (version anglisht)
  • PANELI I GUVERNATORËVE: Tregjet financiare, përfshirja financiare dhe roli i rëndësishëm që kanë për zhvillimet e ardhshme në stabilitetin makroekonomik dhe financiar
    Prezantimet (version anglisht)

 Njoftime

    Nis punimet konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë 
    Mbylli punimet konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë: Konkluzionet