Marrëveshje midis Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për organizimin e ankandeve të titujve të shtetit shqiptar, shlyerjen e veprimeve, dhe mbajtjen e regjistrit të këtyre titujve.

Tipi: Marrëveshje
Miratoi: Guvernator
Numer: ( I ndryshuar)
Data: 20.01.2015
Hyn në fuqi: 20.01.2015
në datën: 00.00.0000
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Në këtë marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve -Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë – mbi kryerjen e ankandit të titujve, shlyerjen e transaksioneve që kryhen me këto tituj dhe mbajtjen e regjistrit për tituj nga Banka në funksionin e saj si agjent fiskal i Qeverisë të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga palët dhe ka hyrë në fuqi në datë 20.01.2015. Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, shfuqizohen Marrëveshja për emetimin e Bonove të Thesarit dhe ndryshimet e saj si dhe Marrëveshja për emetimin e Obligacioneve dhe ndryshimet e saj.