Marrëveshjet e Bankës së Shqipërisë me Ministrinë e Financave

Për të formalizuar dhe konkretizuar të drejtat dhe detyrimet e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, përfaqësuese e Qeverisë Shqiptare, në marrëdheniet dypalëshe, midis dy institucioneve përkatëse janë nënshkruar marrëveshje të veçanta që rregullojnë të gjthë aktivitetin që kryen Banka e Shqipërisë në cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe agjentit fiscal të Qeverisë Shqiptare.

Një nga këto marrëveshje me rendësi për publikun, është marrëveshja që rregullon zhvillimin nga Banka e Shqipërisë të ankandeve për emetimin e titujve të Shtetit Shqiptar përfaqësuar nga Ministria e Financave si dhe aspektet të tjera të mbatjes dhe regjistrimit të këtyre titujve.