Rregullore 63/2012 ''Mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre'', version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 63
Data: 14.11.2012
Hyn në fuqi: 30.06.2022
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 15.04.2022
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekt i kësaj rregulloreje është: përcaktimi i parimeve dhe rregullave bazë për një drejtim të përgjegjshëm dhe efektiv të bankave dhe degëve të bankave të huaja; përcaktimi i kritereve që duhet të përmbushin administratorët e bankave dhe degëve të bankave të huaja, dhe i dokumentacionit të nevojshëm për miratimin e tyre nga Banka e Shqipërisë; si dhe përcaktimi i kritereve për lidhjen e marrëveshjeve me të tretët për ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive për administrimin dhe drejtimin e bankës.