Rregullore 70/2009 ''Për veprimtarinë valutore'', version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 70 (I ndryshuar)
Data: 30.09.2009
Hyn në fuqi: 21.02.2015
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 06.02.2015
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për kryerjen e veprimeve që regjistrohen në llogarinë korente dhe kapitale, në formën e pagesave dhe transfertave nga dhe në Republikën e Shqipërisë. Në këto veprimet përfshihen veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë; si dhe transferimi i njëanshëm i aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë. Subjekte të kësaj rregulloreje janë të gjithë personat juridikë që licencohen nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarive bankare dhe/ose financiare.