Rregullore 14/2009 ''Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë'', version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 14 (I ndryshuar)
Data: 11.03.2009
Hyn në fuqi: 01.01.2022
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 06.12.2021
Kategoria: Licencim
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushteve, kërkesave afateve, dokumentacionit dhe procedurave për: a) licencimin e bankës dhe degës së bankës së huaj për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë; b) miratimin e veprimtarive shtesë të bankës dhe degës së bankës së huaj; c) zgjerimin e rrjetit bankar pas licencimit të bankës dhe degës së bankës së huaj; d) detyrimet për njoftim në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së bankës dhe degës së bankës së huaj; e) dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së bankës dhe degës së bankës së huaj; si dhe f) riorganizimin juridik të bankës (bashkimi, ndarja).