Vendim Nr. 15, datë 10.03.2010 për miratimin e "Kontratës - tip për blerjen e titujve"

Tipi: Marrëveshje
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 15
Data: 06.09.2013
Hyn në fuqi: 13.02.2010
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 10.03.2010
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Banka e Shqipërisë në përputhje me ligjin nr.8269, datë 23.12.2004 “Për Bankën e Shqipërisë” dhe me aktet nënligjore të instrumenteve dhe procedurave të Bankës së Shqipërisë, realizon operacionet e tregut të hapur me bankat e nivelit të dytë. Transaksionet për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë me kusht rishitjen ose riblerjen e tyre, respektivisht konsistojnë në marrëdhënien kontraktuale, të nënshkruar midis palëve dhe që do të drejtohet nga kjo marrëveshje. Kjo rregullore është amenduar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr.94 datë 13.12.2006 , me vendim nr.23, datë 16.05.2007, dhe me vendim të Këshillit Mbikëqyrës Nr.15, datë 10.03.2010. Kontrata hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët dhe i shtrin efektet e saj, duke filluar nga data 13.02.2010, për një periudhë të pacaktuar kohe.