Ligj 133/2016 "Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë"

Tipi: Ligj
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 133/2016
Data: 22.12.2016
Hyn në fuqi: 10.07.2017
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 11.01.2017
Kategoria: Ndërhyrje e Jashtëzakonshme
Departamenti: Ndërhyrje e Jashtëzakonshme

Ligji 133/2016 "Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë" synon të vendosë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë (Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) një tërësi instrumentesh ligjorë për të ndërhyrë në një fazë që të jetë mjaftueshmërisht e hershme dhe e shpejtë në rastin e një banke në pozita jo të shëndosha ose në gjendje kolapsi në mënyrë që të sigurohet vijueshmëria e funksioneve financiare dhe ekonomike me rëndësi kritike të bankës, gjithmonë duke minimizuar efektin që ka kolapsi i saj tek ekonomia dhe sistemi financiar. Për rrjedhojë, një nga qëllimet e këtij ligji është shmangia sa më shumë e nevojës për një veprim të tillë, pra shmangies së përdorimit të fondeve të taksapaguesve. Në ligj parashikohet edhe krijimi i Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, i cili përbëhet nga kontributet e vetë bankave dhe do të përdoret për të mundësuar zbatimin e instrumentave të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme krijojnë mundësinë që të parët që i mbajnë kostot për një kolaps të mundshëm të bankës të jenë aksionarët dhe pas tyre kreditorët, me kusht që asnjë kreditor të mos mbartë humbje më të mëdha se humbjet që do të pësonte nëse banka do të ishte likuiduar sipas procedurës së zakonshme të likuidimit të detyruar në zbatim të ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë".