Rregullore 1/2013 ''Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka'', version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 01 (I ndryshuar)
Data: 17.01.2013
Hyn në fuqi: 30.12.2022
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 15.12.2022
Kategoria: Licencim
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushteve, kërkesave, afateve, dokumentacionit dhe procedurave për: a) licencimin e subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë; b) dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe të institucioneve financiare të mikrokredisë; dhe c) detyrimet për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë.