Rregullore 42/2013 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë''

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 42
Data: 26.06.2013
Hyn në fuqi: 14.08.2013
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 29.07.2013
Kategoria: Sistemet e Pagesave
Departamenti: Pa Përcaktuar
Rregullorja synon të garantojë sigurinë, qëndrueshmërinë, mirëfunksionimin dhe efikasitetin e skemave kombëtare të pagesave me kartë, si element përbërës i sistemeve të pagesave, me vlerë të vogël. Objektivi i lartpërmendur synohet të arrihet nëpërmjet përcaktimit të kritereve dhe parimeve për a) licencimin e operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë në Shqipëri; b) dhënien e miratimeve paraprake nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe detyrimet për njoftime nga ana e operatorit në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë, dhe; c) rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së skemave kombëtare të pagesave me kartë. Subjekt i rregullores janë personat juridikë të cilët kërkojnë të kryejnë veprimtari të skemave kombëtare të pagesave me kartë në Shqipëri. Rregullorja synon të rregullojë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së skemave të pagesave me kartë në nivel kombëtar, të cilat përfshin: 1) emetuesin, 2) pranuesin, 3) kartëmbajtësin dhe 4) tregtarin. Skemat ndërkombëtare të pagesave me kartë nuk janë subjekt i kësaj rregulloreje.