Rregullore 82/2015 ''Për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve të pagesave dhe shtëpive të klerimit të pagesave''

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 82
Data: 04.11.2015
Hyn në fuqi: 01.12.2015
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 16.11.2015
Kategoria: Sistemet e Pagesave
Departamenti: Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës
Rregullorja synon të garantojë sigurinë, qëndrueshmërinë, mirëfunksionimin dhe efikasitetin e operatorëve të sistemeve të pagesave dhe shtëpive të klerimit të pagesave. Objektivi i lartpërmendur synohet të arrihet nëpërmjet përcaktimit të kritereve dhe parimeve për a) licencimin; b) dhënien e miratimeve paraprake nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe detyrimet për njoftime nga ana e operatorit në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë, si dhe c) rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë. Subjekt i rregullores janë personat juridikë të cilët kërkojnë të kryejnë veprimtari të sistemit të pagesave dhe shtëpisë së klerimit të pagesave.