Blerje e suportit vjetor të produktit ''McAfee Endpoint Protection Advanced Suite'' - 450 licenca dhe ''McAfee Complete Data Protection'' - 80 licenca si dhe blerja e 50 licensave shtesë të produktit ''McAfee Endpoint Protection Advanced Suite''

 

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit : 
"Blerje e suportit vjetor të produktit "McAfee Endpoint Protection Advanced Suite" - 450 licenca dhe "McAfee Complete Data Protection" - 80 licenca si dhe blerja e 50 licensave shtesë të produktit "McAfee Endpoint Protection Advanced Suite"

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tender i Hapur Kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër me fond limit     1,798,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411, çdo ditë nga ora 10.00 - 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi Banka e Shqipërisë
BIC STANALTR
IBAN AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi Blerje e suportit vjetor të produktit ''McAfee Endpoint Protection Advanced Suite'' - 450 licenca dhe ''McAfee Complete Data Protection'' - 80 licenca si dhe blerja e 50 licensave shtesë të produktit ''McAfee Endpoint Protection Advanced Suite''

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimit, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, më datë  26 Mars 2018, ora 11:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu