Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemit ‘Autoclear’ të mbrojtjes elektronike në objektet dhe degët e Bankës se Shqipërisë

 

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemit ‘Autoclear’ të mbrojtjes elektronike në objektet dhe degët e Bankës se Shqipërisë".

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tender i hapur kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit  1 ,500,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411(ext.4251), çdo ditë nga ora 10.00 - 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim.

Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi Banka e Shqipërisë
BIC STANALTR
IBAN AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “ Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemit ‘Autoclear’ të mbrojtjes elektronike në objektet dhe degët e Bankës se Shqipërisë"

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë  21 Mars 2018, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu