Realizimi i lidhjes online ndërmjet godinave të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare

 

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Realizimi i lidhjes online ndërmjet godinave të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare"
 
Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tender i Hapur Kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër me fond limit  8 ,000,000 Lekë.
 
Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411 (ext. 4251), çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim .

Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej  500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi  Banka e Shqipërisë
BIC STANALTR
IBAN AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: "Realizimi i lidhjes online ndërmjet godinave të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare"

 
Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, më datë 07 Mars 2018, ora 15.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre. 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu