Upgrade i sistemit të Regjistrit të Kredive të Bankës së Shqipërisë

 

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Upgrade i sistemit të Regjistrit të Kredive të Bankës së Shqipërisë"
 
Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tender i hapur  Ndërkombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër me fond limit 30,000,000 Lekë ose 226,655 Euro.
 
Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë me adresë: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla A, Tiranë, Tel. 042419411 (ext. 4251), çdo ditë nga ora 10.00 - 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim .

Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej  5 00 L ekë , pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi  Banka e Shqipërisë
BIC STANALTR
IBAN AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: " Upgrade i sistemit të Regjistrit të Kredive të Bankës së Shqipërisë" 
 
Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, më datë 04  Qershor  2018, ora 9:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.
 
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu