BANKA E SHQIPËRISË

Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara

Data e publikimit: 23.06.2021

 

Sipas nenit 50, pika 1 e ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, procedurat dhe rezultatet e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës janë konfidenciale. Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë për të bërë të njohura publikisht një pjesë ose të gjitha vendimet e tij. Gjithashtu paraqitja e detajuar e shpenzimeve, shoqëruar dhe me planin përkatës, mund të çojë në publikimin e atyre të dhënave të cilat në bazë të rregullores nr. 42/2012 “Për Transparencën dhe Konfidencialitetin në Bankën e Shqipërisë”, e ndryshuar dhe udhëzimit nr. 238, dt.12.01.2018 “Mbi procedurat e klasifikimit dhe administrimit të informacionit të klasifikuar “sekret bankar/profesional” në Bankën e Shqipërisë” nuk mund të bëhen publike.

Për efekt transparence, Banka e Shqipërisë publikon në raportin vjetor në seksionin e pasqyrave financiare, vetëm të dhënat e agreguara për realizimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, të cilat janë dhe pjesë e buxhetit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, ndër vite, Buxheti i Bankës së Shqipërisë është informuar pranë Kuvendit të Shqipërisë/Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, sa herë është kërkuar.