BANKA E SHQIPËRISË

Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)

Data e publikimit: 23.06.2021

 

Në ligjin 8269/1997 për Bankën e Shqipërisë, i ndryshuar, neni 76, përcaktohet se: “Përjashtohet Banka e Shqipërisë si subjekt i dispozitave të ligjit "Për prokurimet publike", të ligjit "Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë", si dhe të akteve nënligjore në fuqi për zbatimin e këtyre dispozitave.” Ky përjashtim është vlerësuar nga ligjvënësi për shkak të rolit specifik që ka një bankë qendrore. Procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë bazohen në rregulloren e miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës 81/2006 "Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë", e ndryshuar e cila përcakton rregullat për prokurimin e mallrave, pasurive të paluajtshme, ndërtimeve dhe shërbimeve në Bankën e Shqipërisë.

Procedura e prokurimit finalizohet me nënshkrimin e kontratës. Kontratat e nënshkruara, së bashku me setin e plotë të dokumentacionit të krijuar gjatë procedurës së prokurimit, janë pjesë e dosjes së prokurimit, e cila klasifikohet “Sekret Bankar/Profesional”, bazuar në udhëzimin 238/2018 “Mbi procedurat e klasifikimit dhe administrimit të informacionit të klasifikuar “sekret bankar/profesional” dhe në Urdhrin 260/2018, për “Miratimin e listës së informacionit të klasifikuar “Sekret Bankar/Profesional” në Bankën e Shqipërisë”, Aneksi 2 pika 55, klasifikohen si “Sekret Bankar/Profesional”.