Sipas nenit 50, pika 1 e ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, ‘Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, procedurat dhe rezultatet e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës janë konfidenciale. Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë për të bërë të njohura publikisht një pjesë ose të gjitha vendimet e tij. Këshilli Mbikëqyrës nuk ka vendosur t’i bëjë publike vendimet për buxhetin. Gjithashtu paraqitja e detajuar e shpenzimeve, shoqëruar dhe me planin përkatës mund të çojë në publikimin e të dhënave, dhe për më tepër atyre të cilat në bazë të rregullores “Për Transparencën dhe Konfidencialitetin në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 42 datë ...2012, i ndryshuar dhe udhëzimit nr. 238, dt.12.01.2018 “Mbi procedurat e klasifikimit dhe administrimit të informacionit të klasifikuar “sekret bankar/profesional” në Bankën e Shqipërisë” nuk mund të bëhen publike.
Për efekt transparence, Banka e Shqipërisë publikon në raportin vjetor në seksionin e pasqyrave financiare, vetëm të dhënat e agreguara për realizimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, të cilat janë dhe pjesë e buxhetit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, ndër vite, Buxheti i Bankës së Shqipërisë është informuar pranë Kuvendit të Shqipërisë/Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, sa herë është kërkuar.