BANKA E SHQIPËRISË

Struktura e pagave

Data e publikimit: 23.06.2021

 

Materialet dhe dokumentacionet e hartuara nga Banka e Shqipërisë, ndahen në dy grupime kryesore, ato të publikuara elektronikisht dhe në letër, si dhe ato të pa publikuara. Këto të dytat klasifikohen si sekret bankar dhe/ose të dhëna personale të punonjësve. Për këto arsye, publikimi i tyre nuk mund të kryhet. 

Aktet nënligjore ku mbështetet klasifikimi i materialeve dhe dokumenteve të hartuara nga Banka e Shqipërisë të cilat nuk mund të publikohen,  janë: Urdhri i Guvernatorit nr. 260/2018 për “Miratimin e listës së informacionit të klasifikuar “Sekret Bankar/Profesional" në Bankën e Shqipërisë” dhe udhëzimi nr.238 datë 12.01.2018 “Mbi procedurat e klasifikimit dhe administrimit të informacionit të klasifikuar “sekret bankar/profesional” .