BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë organizon ekspozitën 8-ditore në Kalanë e Tiranës për prezantimin e kartëmonedhave të reja

Data e publikimit: 23.09.2019

 

Në kuadër të fushatës për prezantimin e serisë së re dhe hedhjes në qarkullim të dy kartëmonedhave të reja, Banka e Shqipërisë, organizon ekspozitën 8-ditore në Kalanë e Tiranës me qëllim informimin e publikut mbi pamjen e re dhe elementet e sigurisë së dy kartëmonedhave 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që do të hidhen në qarkullim në datë 30 shtator 2019.

Banka e Shqipërisë fton gjithë të interesuarit të vizitojnë ekspozitën lëvizëse, duke filluar me qytetin e Tiranës, nga data 23 shtator deri në datën 30 shtator 2019, nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Në këtë ekspozitë do të keni mundësinë të njiheni me imazhet, personalitetet simbol dhe elementet e sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave, e në veçanti të atyre 200 Lekë dhe 5000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim duke filluar nga 30 shtatori 2019. Ekspozita edukative ofron dhe një kënd interaktiv për fëmijët, të cilët mund të mësojnë duke u argëtuar përmes lojërave të ndryshme.