BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë prezanton Serinë e Re të Kartëmonedhave Shqiptare

Data e publikimit: 13.09.2019

 

Në datën 12 shtator 2019, Banka e Shqipërisë prezantoi Serinë e Re të Kartëmonedhave Shqiptare, në një ceremoni të veçantë të organizuar me këtë rast. Prezantimi i kësaj serie përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.

Pas më shumë se 20 vitesh nga fillimi i hedhjes në qarkullim të serisë aktuale të kartëmonedhave Lek, seria e re vjen me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Seria e re e kartëmonedhave shqiptare ruan të njëjtën tematikë me kartëmonedhat ekzistuese, si një tematikë e gjithëpranuar nga publiku, por duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim. Ndërkohë, pamja e serisë së re përfaqëson evoluim dhe përmirësim të dizajnit të përgjithshëm dhe elementeve specifike të paraqitura në to, duke u kujdesur për një ekuilibër midis modernes dhe traditës.

 

Informacion 

 

Fjalët përshëndetëse

 

Publikime 

 

Aplikacion

 

Multimedia