BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Data e publikimit: 17.05.2019

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur në datën 18 maj 2019, nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Ftojmë publikun të na vizitojë për t’u njohur me koleksionin tonë numizmatik, si dhe për të mësuar më shumë mbi historinë e bankës dhe financave, vlerën dhe rolin e parasë.