Ftesë për pjesëmarrje në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian

Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga procesi i bashkërenduar i integrimit evropian dhe mbështetur në Urdhrin e Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, Banka e Shqipërisë, si drejtuese e dy Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Integrimit Evropian (GNPIE – Kapitulli 4 dhe  GNPIE – Kapitulli  17), shpall njoftimin “Ftesë për pjesëmarrje” drejtuar:

  • Shoqatës Shqiptare të Bankave;
  • përfaqësuesve të botës akademike në fushën e ekonomisë dhe/ose financave;
  • përfaqësuesve të medias së shkruar ose audiovizive me fokus çështjet ekonomike dhe financiare;

për të qenë anëtarë të:

  1. Tryezës së Këshillimit dhe Diskutimit për Kapitullin 4 – Lëvizja e lirë e Kapitalit të legjislacionit të BE-së;
  2. Tryezës së Këshillimit dhe Diskutimit për Kapitullin 17 – Politikat Ekonomike dhe Monetare të legjislacionit të BE-së.

Tryezat do të shërbejnë për diskutimin dhe shqyrtimin e qëndrimeve dhe rekomandimeve për fushën që mbulojnë sipas kapitullit të legjislacionit të BE-së. Tryezat, gjithashtu, këshillojnë në lidhje me programimin, zbatimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e Tryezave të sipërpërmendura, personat e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës 20 nëntor 2020, një letër interesi ku të specifikojnë Tryezën për të cilën kanë interes, si dhe një CV të personit apo grupimit që përfaqëson, duke dëshmuar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat përkatëse.

Përzgjedhja e personave apo përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet sipas Urdhrit të Kryeministrit 113/30.08.2019.

Dokumentet përkatëse apo çdo pyetje tjetër të mundshme mund të na i dërgoni në adresat elektronike të mëposhtme: