Masa dypalëshe ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare të Rumanisë
Në vijim të zbatimit të Programit të financuar nga BE për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor, me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore” Faza II, Departamenti i Burimeve Njerëzore në Bankën e Shqipërisë (Bsh) ka mirëpritur misionin e ekspertëve nga Banka Kombëtare e Rumanisë, kryesuar nga Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore, z. Mugur Tolici.
Masat dypalëshe (BM) në fushën e burimeve njerëzore janë përqendruar në studimin e praktikave më të mira evropiane dhe materializimin e tyre në politikat trajnuese të Bankës së Shqipërisë. Misioni i ekspertëve u organizua pas kryerjes së vizitave studimore të përfaqësuesve të Bsh-së në Bukuresht gjatë periudhës se verës.
Ky takim do të përmbyllet me një tjetër mision ekspertësh i cili është planifikuar të zhvillohet në nëntor të vitit 2024.
Më në detaje, ky takim dypalësh synon:
- Identifikimin e boshllëqeve midis situatës aktuale dhe aftësive të nevojshme që punonjësit duhet të kenë në mënyrë që të arrijnë potencialin më të lartë gjatë punës së tyre në Bankë;
- Hartimin e planeve dhe trajnimeve për punonjësit e rinj;
- Organizimin e intershipeve të përshtatura për studentët në mënyre që këta të fundit të mund zbatojnë praktikat më të mira.