BANKA E SHQIPËRISË

Banka e Shqipërisë: një dekadë më pas

Data e publikimit: 05.12.2002

 

Po lëmë pas vitin e dymbëdhjetë të tranzicionit. Ashtu sikurse dhe mjaft institucione të tjera, edhe Banka e shqipërisë me përgjegjësitë e saj të shumta ka qenë dëshmitare dhe aktore e procesit të vështirë të transformimit ekonomik, politik dhe social të vendit, duke njohur në këtë mënyrë arritjet dhe dështimet e saj. Nuk do të tentoj të risjell përpara jush pasazhe dhe pjesë nga çdonjë prej ngjarjeve dhe zhvillimeve të shumta që kanë karakterizuar punën e Bankës së Shqipërisë në këtë dekadë, pasi do t'ju merrja shumë kohë. Megjithatë, ajo çka do të doja të fokusoja në vazhdim ka të bëjë me shtjellimin e disa prej momenteve më kyçe, të cilat vlerësohen se kanë qenë kontribuesit kryesorë në zhvillimin institucional dhe politik të Bankës së Shqipërisë.

Krijimi i sistemit bankar dynivelësh u zyrtarizua me miratimin në Kuvend të ligjit nr.7559, datë 22.04.1992, "Për Bankën e Shqipërisë" dhe të ligjit nr.7560, datë 22.04.1992, "Për sistemin bankar në Shqipëri". Ligji "Për Bankën e Shqipërisë" i dha kësaj banke autoritetin për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar duke përfshirë dhe licencimin e bankave të reja tregtare, për të emetuar monedhën në Repuplikën e Shqipërisë, për hartimin dhe rregullimin e politikave valutore të vendit etj.. Nga ana tjetër, ky ligj bëri kujdes që ta vishte institucionin e sapokrijuar me një shkallë të caktuar pavarësie, ku spikasnin mandatet e gjata
të Guvernatorit, roli i Këshillit Mbikëqyrës, mënyra e zgjedhjes së tyre etj.. Pavarësisht vështirësive të fillimit, të cilat në njëfarë mënyre justifikoheshin me përgatitjen disi të ulët profesionale dhe me trashëgiminë e pakët në fushën e
bankingut qendror si dhe të drejtimit institucional në përgjithësi, zhvillimi i Bankës së Shqipërisë në këta dhjetë vjet të ekzistencës së saj është përgjithësisht i prekshëm në të gjitha aspektet, ku pa dyshim baza ligjore, ajo nënligjore dhe kuadri institucional përbëjnë arritje.

Lexo tekstin e plotë të kumtesës.