BANKA E SHQIPËRISË

PRESS RELEASE
Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë Rajonal, me temë “Forcimi i ankorave të brendshme në ndihmë të strategjive të daljes nga kriza”, Washington D.C., 23 prill 2010

Data e publikimit: 23.04.2010

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi e madhe të kthehesh përsëri në Washington dhe të vazhdojmë dialogun tonë. Takimet paraprijëse konfirmuan dhe qartësuan vlerën e ndërtimit të ankorave të brendshme më të forta fiskale. Shpresoj që, në diskutimin tim të tregoj shkallën në të cilën janë të lidhura ankorat e brendshme dhe të jashtme, dhe se ndërtimi i kapaciteteve duhet të merret gjithashtu parasysh për ankorat e jashtme. Është akoma më shumë interesant fakti se, çështjet që do të diskutohen qëndrojnë në thelb të problemit, jo vetëm në ekonomitë e rajonit, por gjithashtu dhe në të gjithë botën. Besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer politikave ankoruese.

Pikat që diskutojmë sot nuk ndryshojnë nga ato që Blanchard dhe bashkautorë të tjerë (2010) trajtojnë kohët e fundit në lidhje me ekonomitë e zhvilluara. Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e koordinimit të politikave po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi pasojat e politikës fiskale po imponojnë kërcënime ndaj politikave të tjera, veçanërisht ndaj politikës monetare.

Një nga leksionet që kemi mësuar është se: në çdo rast politika fiskale ka rëndësi. Jo vetëm në kontekstin e krijimit të problemit, por gjithashtu edhe në kontekstin e zgjidhjes së problemit. Zhvillimet e fundit në të vërtetë kanë treguar se në rrethana të caktuara, politika monetare mund të ketë hapësirë të kufizuar për manovra; kështu politika fiskale duhet të marrë në dorë drejtimin e situatës. Ende, ndërsa ndodh kjo sipërmarrje, situata mund të bëhet shumë e paqëndrueshme ndërsa buxheti dhe borxhi rriten më shumë.

Ndryshe nga politika monetare, e cila përdor mekanizma korrigjimi për të eliminuar dëmtimin kolateral ndaj objektivit përfundimtar – politika fiskale e lë ekonominë me një borxh të lartë në fund të krizës. Për rrjedhojë, sot, detyra macro më urgjente është të rregullojë përsëri sektorin fiskal.

Cilat ankora mund të përdoren për këtë qëllim? Rregulli fiskal mund të jetë një zgjidhje.

Një rregull fiskal që siguron një stabilitet makro fiskal afatgjatë, përfundimisht është një ankorë e brendshme shumë e mirë. Një rregull fiskal nuk nënkupton thjesht një kufizim sasior. Është çështje dinamike dhe e ndërlikuar, e cila ndërthur të gjitha politikat e tjera ekonomike dhe sociale. Ai hartohet dhe zbatohet në përputhje të plotë me objektivat e politikave të tjera kryesore sociale dhe ekonomike të një vendi të caktuar.

Kjo siguron përputhshmërinë e zbatimit me direktivat e BE-së, sipas paktit të stabilitetit dhe rritjes ekonomike, ose me çdo marrëveshje tjetër politike, sipas rrethanave të vendeve specifikë.

Do të dëshiroja të diskutoja më vonë përputhshmërinë me direktivat e BE-së dhe çështje të ndryshme që lidhen me të, si pjesë e diskutimit të ankorave të jashtme, ndërsa do të fokusohem në një çështje tjetër të rëndësishme: ajo e agjencive fiskale të pavarura, si këshill fiskal. Ky diskutim në mënyrë logjike pason argumentet për rregullin fiskal.

Problemi thelbësor i rregullit është të vendosë, të bjerë dakord ose të ndërtojë një konsensus për atë çfarë konsiderohet e qëndrueshme në afatgjatë. Qëllimi i përgjithshëm këtu, në formën e ndërtimit të kapaciteteve për koordinimin e politikave, është të krijojë një agjenci të pavarur, e cila në fakt do të luajë rolin e arbitrit midis agjentit fiskal dhe palëve të tjerë të përfshirë, të cilët kanë interesa në ose me politikën fiskale.

Tani para se ti përgjigjemi pyetjes nëse kemi nevojë për këto agjenci le të shqyrtojmë çështjet e mëposhtme:

Të njoftosh krijimin e një agjencie të re është pikërisht si të pranosh se ka një problem. Çfarë lloj problemi? A është ky një problem i sjelljes së sistemit politik apo problem i institucionit dhe i ndërtimit të kapaciteteve?

Nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje. Ajo mbart pasoja të rëndësishme për shkak të natyrës së terapisë. Duke supozuar se ky është një problem i sjelljes politike, atëherë krijimi i një institucioni të ri nga i njëjti sistem politik (demokratik) nuk ka të ngjarë të jetë zgjidhja.

Kjo për arsye sepse institucioni i ri do të manifestoj të njëjtin problem të sjelljes politike ashtu si autoritetet ekzistues konstitucionale. Është e vështirë të besohet se një institucion i tille mund të zgjidhë problemet e përzgjedhjes së kundërt ose të rrezikut moral në politikën fiskale. Të gjithë e dimë se problemet fiskale nuk qëndrojnë brenda institucioneve specifikë. Ato janë gjithmonë produkt i sistemeve të brendshëm politikë.

Në rrethana të tilla, agjenci të reja shtetërore do të kenë kapacitetin të zvogëlojnë pavarësinë e bankës qendrore. Për rrjedhojë, nëse zgjidhja për probleme të tilla të sjelljes është një agjenci e re kushtetuese “e pavarur”, atëherë zgjidhja ka shumë gjasa të bëhet më e rëndë se vetë problemi.

Është me vend të përmendet fitorja e fundit e krahut të djathtë në Hungari. Nëse do të konfirmohet një mazhorancë e qartë atëherë çfarë do të ndodhë me Këshillin Fiskal dhe Politikën e tij? Këshilli do të shihte veten nën kërcënime të mundshme të mëdha. Kryetari i këshillit mund të largohet nga detyra, gjendja e tyre financiare mund të ndryshojë ose rrogat e tyre mund të preken e kështu me radhe. Nuk është mundur të pajisësh këshillin me të njëjtin stil të pavarësisë së bankës qendrore – si pavarësi financiare, pavarësia objektive dhe ajo qe vjen nga tradita.

Nevoja për ndërtimin e kapaciteteve

Në qoftë se problemi qëndron tek institucionet, atëherë ka nevojë për ndërtim të kapaciteteve, dhe ndoshta për ndërtim të institucioneve.

Përvoja jonë evidenton dy mangësi të rëndësishme lidhur me rregullin fiskal, të cilat tregojnë drejtimin për reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve. Kjo zbatohet në fushën e përcaktimit të objektivave fiskalë. Evidentimi nuk piketon vetëm mangësitë teknike, për shembull elasticiteti i të ardhurave, por gjithashtu mangësi deri diku të kujdesit dhe realizimit në vlerësimin e rreziqeve dhe shkëmbimeve. Rregulli është një raport, i cili mat sjelljen e qeverisë ndaj PBB. Kështu nëse dikush nuk ka një shifër të saktë, të besueshme dhe të fundit të PBB-së, atëherë është pothuajse e pamundur të kihet një rregull fiskal i dobishëm. Siç mund të shihet, rregulli fiskal kërkon një shtyrje të jashtëzakonshme në ndërtimin e politikave dhe kapaciteteve në statistika. Pa një nivel të kënaqshëm të transparencës, integritetit dhe përkushtimi, rregulli bëhet një ushtrim matematikor pa kuptim.

Të marrim rastin e Greqisë; a mund të ketë shembull tjetër më të mirë që të ilustrojë këtë çështje?

Një element tjetër kyç lidhet me nevojën për koordinim ndërmjet politikëve-bërësve kryesorë. Në këtë pikë kujtoj një nga përgjigjet e mia për gazetarët: “ Izolimi është vetmi”.

Kjo më çon në një çështje tjetër: Pavarësia kundrejt izolimit. Mënyra si Banka e Shqipërisë ka trajtuar çështjen e ankorimit, veçanërisht pasi përfundoi Marrëveshja më FMN është pikërisht “e pavarur por mos e izolo veten”. Ne e kemi ftuar Ministrin e Financave bashkë me stafin e tij të marrin pjesë në takime të përbashkëta, ku shkëmbejmë dhe diskutojmë pikëpamjet tona për zhvillimet ekonomike, dhe argumentet që qëndrojnë pas tyre. Këto takime në fakt kanë qenë një proces mësimi për të dy palët, dhe unë konfirmoj me besim të plotë se ky ka qene përfundimisht një proces ndërtim i kapaciteteve në fushën e koordinimit të politikave.

Midis të tjerash, një mësim tjetër që në kuptuam ishte se, ndonjëherë diferencat në mendime rezultojnë jo vetëm nga objektivat e politikës, por në mënyrë mbizotëruese nga opinionet të ndryshme lidhur me zhvillimet aktuale dhe të pritshme ekonomike, statistika që në fakt tashmë duhet të kenë qenë të vlefshme për analizat e politikave . Është e vështirë t’i diskutosh të ndara çështjen e ndërtimit të kapaciteteve dhe atë të ankorave të brendshme, përderisa ato janë kaq të ndërlidhura me njëra tjetrën. Sipas gjykimit tim, unë besoj se ankoreta më e mirë e brendshme është një profesionist, i cili është intelektual i pavarur, krenar për atë që bën, dhe që kupton pasojat e veprimeve dhe rezultateve të veta.

Problemi real është si të ndërtosh një ankorë të tillë?

Së pari duhet ta arsimosh, më pas ta bësh të pavarur politikisht dhe financiarisht, e më pas ta arsimosh më tej në ato fusha ku veprimet dhe rezultatet e saj luajnë një rol të rëndësishëm, me pasoja të menjëhershme. Nga ana tjetër, ndërtimi i kapaciteteve nuk është çështje e personave; është çështje e institucioneve. Në fakt është proces i pandryshueshëm nga qenia njerëzore.

Kjo është arsyeja përse kapacitetet duhet të ndërtohen në “procese” dhe jo në njerëz, me qëllim që të jetojnë gjatë. Nga ky këndvështrim, secili mund të kuptojë se institucionet janë pjesë e pagës së qeverisë madje dhe nën ndikimin politik. Në fakt është thënë shumë në lidhje me pavarësinë e bankës qendrore, por nuk është thënë aq shumë në lidhje me agjencitë e pavarura, për shembull zyra e statistikave. Ankorat e duhura nuk mendohen të përdoren vetëm nga institucionet të cilët lidhin politikën e tyre më këto ankora. Ato duhet të bëhen një argument i fuqishëm në duart e publikut, për t’i bërë presion agjencive qeveritare të hartojnë dhe zbatojnë politika të qëndrueshme. Kjo më çon mua në mendimin që vetë publiku duhet të jetë i aftë të kuptojë dhe të përdorë ankorën. Kështu, ka një nevojë për ndërtimin e kapaciteteve në shoqëritë tona përtej institucioneve.

Më lejoni të ilustroj këtë pike më një histori sa argëtuese por njëkohësisht aq e trishtuar nga përvoja ime personale. Pas një fjale për publikun në TV, një mik më mori në telefon për të më uruar. Ai më tha se çdo fjale e vetme kish qenë në vendin e duhur. Madje, dhe gruaja ime, e cila është mjeke kuptoi gjithçka – më tha miku im. Megjithatë, në fund ajo i kish kërkuar mikut tim t’i shpjegonte se çfarë do të thoshte PBB? Dhe përgjigja e tij kish qenë: matematika asnjëherë nuk ka qenë një nga aftësitë e mia më të forta.

Ndërtimi i kapaciteteve dhe roli i ankorave të jashtme

Në Evropën e zhvilluar ka vende të zakonshme, ku studiuesit mblidhen në mënyrë të natyrshme për të diskutuar çështje të tilla nga këndvështrimi kritik. Këto forume zhvillohen nga organizma (institute) kërkimore jo-fitimprurëse apo universitetet, mendimet e respektuara të të cilëve luajnë rol të rëndësishëm në perceptimin publik, në kontekstin e besueshmërisë së institucioneve publike.

Pyetja në kë rast qëndron në atë se përse institucione të tilla nuk janë po kaq të fuqishëm në ekonomitë tona, siç janë në BE?

Lidhur me këtë kam bindjen e plotë se vlerat evropiane mund të luajnë rol vendimtar, duke forcuar dhe mbështetur krijimin e institucioneve me reputacion, ku kritika mund të bëhet në mënyrë të pavarur nga proceset dhe objektivat politike.

Nga një këndvështrim i përgjithshëm, mbështetja e politikave të BE ka pasur si qëllim procesin politik dhe konsolidimin e institucioneve drejtuese. Ndërkohë shoqëritë tona po zhvillohen më shpejtësi, në shumë mënyra dhe dimensione të tjera të rëndësishme, të cilat deri më tani nuk janë pjesë e iniciativave evropiane të përafrimit. Vetëm sa për të dhënë disa shembuj, do të doja të përmendja shtimin e shpejtë të universiteteve, programeve dhe institucioneve akademike.

Këto shembuj në fakt janë polet natyralë që mendohen të krijojnë, ti japin formë e të forcojnë ankorat e brendshme, si dhe u diskutua më sipër. Injorimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve është i njëjtë si të injorosh krijimin e ankorave të brendshme të rëndësishme.

Me fjalë të tjera, të gjithë ato institucione të aftë të bashkojnë grupe individësh dhe intelektualësh, të cilët, pavarësisht profesioneve, ideve, interesave apo përkatësive politike apo shoqërorë të tyre, do të jenë të aftë të bëjnë kritikë për politikat e paqëndrueshme fiskale.

Për sa i përket çështjeve të tjera si: Programi Ekonomik Fiskal (PEF) dhe Programit i Proceseve Ekonomike (PPE), kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me kontributin domethënës të të dy programeve. Megjithatë, unë besoj se BE mund të luajë rol më të madh si ankorë e jashtme. Udhëzuesi i BE-së i referohet buxhetit ose gjendjes së borxhit në çdo periudhë kohore. Kështu që, nëse është kriter kushtetues që, politikat aktuale në rrethana normale duhet të lënë hapësirë për ndërhyrje urgjente fiskale, atëherë kjo nuk e shkel kufirin. Kriza e fundit tregoi se PEF dhe PPE janë disi të ngurta dhe mund të mos funksionojnë si duhet në kushtet e stresit ekonomik. Disa prej qëllimeve kryesore mund të jenë zhvillimi i skenarëve më të besueshëm bazë të rrezikut për ekonominë dhe financat publike; dhe krijimi i hapësirës së duhur fiskale për të trajtuar goditjet e pavolitshme. Kështu do të ishte e këshillueshme që BE t’i kërkonte të gjithë vendeve aspirues të rajonit të kishin një marrëveshje funksionale me FMN gjatë gjithë procesit për anëtarësim në BE.

Kjo jo vetëm për të kontrolluar, por dhe për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast krizash; dhe reforma më të mira strukturore integruese duke përfshirë miratimin e acquis communitares. Do të jetë mjaft optimiste të pritej që ekonomitë e vendeve aspiruese të rajonit të mund rezistojnë aq gjatë sa rezistoi dhe Greqia, ndërsa BE analizon opsionet. Mbi të gjitha, sipas marrëveshjeve të fundit ligjore, BE nuk ka ose nuk merr asnjë përgjegjësi për zgjidhjen e krizave të mundshme në vendet tona. Në këtë këndvështrim, BE e vetme, me vështirësi etiketohet si një ankore e politikës së jashtme dhe institucion mbikëqyrës bashkë me rolet e tjera politike ligjore dhe institucionale.

Ndërsa kjo përmbledh pak a shumë në përgjithësi mendimin tim (të shprehur vitin që shkoi), do të dëshiroja të shtoja disa pika lidhur me këtë diskutim. Aspekti më i rëndësishëm i këtyre dy marrëveshjeve është se ato janë njëjta për të gjithë vendet dhe për rrjedhojë nuk kanë rëndësi për nevoja apo situate të veçanta të vendit.

Rregullat fiskale që po trajtojmë sot mund dhe kanë nevojë të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, të hartuara sipas nevojave specifike të vendit, bazuar ne nevojat ekonomike individuale dhe përparësitë në reformat strukturore.

Në fakt të gjithë këtyre nevojave specifike i është kushtuar vëmendje e detajuar sipas programeve të FMN. Standardet strukturore të këtyre programeve kanë luajtur rol të ngjashëm si rregulla fiskale, megjithëse ato kanë qenë të ndryshëm në vende të ndryshme dhe periudha të ndryshme. Në këtë kuadër ato kanë lejuar rregullime të përkohshme, pa përfshirë qëndrueshmërinë afatgjatë të balancave makro-fiskale. Vendet tona gjithashtu kanë fituar përvojë të konsiderueshme në negocimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të tilla. Në mungesë të këtyre marrëveshjeve, vendet nuk mund të përdorin këtë përvojë të mbledhur, thjesht sepse pala tjetër në marrëveshjen e re nuk ndjek të njëjtin marrëveshje si FMN.

Kështu që mund të jetë një zgjidhje e përgjegjshme dhe e zgjuar për të gjitha vendet aspirate, përfshirë anëtarët e rinj gjatë procesit të integrimit në BE, derisa të arrihet përafrimi i plotë ekonomik, se kuadri makro–fiskal duhet të hartohet dhe zbatohet sipas një marrëveshjeje tre paleshe përkatësisht midis:Vendit, Komisionit Evropian dhe FMN.

Mendoj se kjo të t’i shërbejë të dyve bashkë si vendit ashtu dhe BE. Ata të dy fitojnë përvojë nga FMN në fushën e harmonizimit të politikave, ndërtimit të kapaciteteve dhe zbatimit të politikave ekonomike.

Megjithëse tani pjesa më e madhe e vendeve të rajonit cilësohen si “ekonomi tregu në zhvillim”, ne duhet të mbajmë parasysh se, sipas urtësisë ekonomike, kufiri midis tregut në tranzicion dhe atij në zhvillim është shumë i hollë. Progresi drejt “ekonomi tregu në zhvillim” mbart përgjegjësi më të mëdha dhe me shumë prekshmëri. Dalja nga tranzicioni nuk nënkupton fundin e problemeve ekonomike, ose nuk siguron automatikisht besim në tregje.

Si e tillë, mendoj se këto vende ende nuk janë të aftë të ndjekin plotësisht vetë politika agresive ekonomike dhe financiare pa u mbështetur në ekspertizën ndërkombëtare. Një ekspertizë e tillë mund të japë garanci shtesë për tregjet. Kjo do të sillte besim më të madh, IHD më të larta, një proces me të shpejtë përafrimi dhe pa dyshim rritje ekonomike të qëndrueshme.

Të nderuar pjesëmarrës, kjo iniciativë rezultoi e dobishme dhe përfitoj nga kjo mundësi të falënderoj Qendrën për Ekselencë në Financë ( Centre for Excellenece in Finance) për kontributin e dhënë. Jam i bindur se Qendra për Ekselencë në Financë ka ndihmuar shumë për të shpalosur dhe për të t’i dhënë përparësi përpjekjeve për ndërtimin e kapaciteteve në rajon. Është e nevojshme që në të ardhmen të eksplorohen metoda dhe mënyra të tjera të ndërtimit të kapaciteteve; dhe unë e shoh CEF si agjenci aktive drejtuese. Në fund do të doja të përfundoja duke vlerësuar shkëmbimin e përvojës, sistemet e edukimit dhe forcimin e aftësive të burimeve njerëzore si plotësues dhe jo si alternativa.

Ju faleminderit për vëmendjen!