BANKA E SHQIPËRISË

Fjala e z.Shkëlqim Cani, Guvernator, mbajtur në Konferencën ''Globalizimi dhe ekonomitë në zhvillim'', organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë, Dubrovnik, 28-29 qershor 2001.

Data e publikimit: 29.06.2001

 

Kur erdha në këtë vend të këndshëm për të marrë pjesë në diskutimin mbi këtë temë interesante, po vrisja mendjen se si ta filloja prezantimin tim. Dialogoja me veten dhe mendoja se do të ishte mirë që ta sillja atë këtu dhe ta ndaja me ju. A erdhi globalizimi në vendin tim aq natyrshëm sa në ekonomitë e tjera në zhvillim (si një proces i ndërveprimit të tregjeve, teknologjive etj.)? A kanë popujt në të gjitha vendet dhe në të gjitha kohërat të njëjtin mendim për këtë proces? Kam gjetur në një material të shkruar nga Irwin-i, një koment plot kuptim ku duket qartë mëdyshja në një anketë bërë opinionit publik : " ka një mbështetje të fuqishme të publikut për tregtinë ndërkombëtare, kur ajo përshkruhet në kuptimin e gjerë dhe kur nuk i referohet politikës tregtare.

Gati 70 për qind e amerikanëve besojnë se tregtia është e mirë për ekonominë amerikane. Megjithatë, kur publiku pyetet për një iniciativë tregtare të veçantë siç është për shembull, NAFTA… , shkalla e përkrahjes ulet në mënyrë të ndjeshme". Mendoj se kjo ishte situata kur ne hymë në botën e globalizimit. Fillimi i tranzicionit në vendin tim mbështetej nga një entuziazëm shumë popullor mbi përfitimet që do të gëzonte vendi . S'kishte llogari për të
bërë dhe s'doli nevoja për një politikë tregtare të mençur dhe të përcaktuar mirë, sa kohë që zor se mund të gjeje ndonjë ndërmarrje që të punonte apo ndonjë fermë që të konkurronte. E gjithë ekonomia e vendit ishte në kolaps. Politika tregtare ishte modeluar thjesht duke marrë parasysh buxhetin. Çdokush besonte se politika më e matur për t'u ndjekur ishte pikërisht hapja e kufijve. Por, ndërsa ekonomia filloi të lëvizte dhe grupet e interesuara u krijuan, presioni për më tepër mbrojtje u shndërrua në çështje të debatit politik. Zërat e kundërshtarëve u intensifikuan dhe numri i përkrahësve u rrit. Ajo ç'ka zhvillimet e dekadës së fundit të tranzicionit na mësuan ne ishte : Në një botë të globalizuar, ti nuk mund të qëndrosh i vetëm.

Lexo fjalën e plotë.