BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Fjala përshëndetëse e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, në seminarin e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me GTZ, "Sfidat e politikës monetare në kuadër të përafrimit të Bankës së Shqipërisë me Bankën Qendrore Evropian

Data e publikimit: 08.12.2004

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Do te doja të shprehja kënaqësinë time për pjesëmarrjen në këtë takim tematika e të cilit ka qene me mjaft interes per mua dhe jo rastësisht në prononcimin tim te pare publik e kam shprehur afrimin e Bankës së Shqipërisë drejt modelit të ESCB (Sistemi i Bankave Qendore Evropiane) si njërën prej sfidave të mia kryesore. Këtë çështje pata mundësinë ta diskutoja dhe në një takim në Frankfurt me Zv/Presidetin e BQE Z. Papademos, ku hodha idenë për t'u asistuar nga BQE dhe bankat anetare të Sistemit të BQ Evropiane në rrugën e përafrimit të sistemit tonë drejt atij Evropian.

Duke u munduar të mos marr shumë kohë nga diskutimet e tjera me interes të këtij takimi do të doja të përmendja shkurtimisht disa nga hapat kryesore që duhen ndërmarrë nga BSh në procesin e integrimit me Sistemin e BQ Evropiane, proces i cili kërkon jo vetëm kohë, dedikim, lobim, burime financiare por dhe shume burime të afta njerëzore.

1. Rishikimi i kuadrit ligjor dhe rregullues të Bankës së Shqipërisë dhe të sistemit financiar
në Shqipëri.

Ne nje proces integrimi, eshte paresor rishikimi i kuadrit ligjor dhe atij nenligjor sidomos në kontekst të parakushteve që vendi aspirant për anataresim duhet të plotesoje në fushen e bankave qendrore, të sistemit bankar e atij financiar me gjerë. Megjithë arritjet e deritanishme, mbetet mjaft pune për tu bërë. Për këtë qëllim si një hap i parë do të shërbente identifikimi i nevojave dhe prioriteve tona në këtë drejtim.

Banka e Shqipërisë nuk është autoritet i vetëm në mbikëqyrjen e operatoreve financiare të licensuar në Shqiperi. Në këtë kuptim, ne rishikimin e kuadrit ligjor dhe nenligjor perfshirja jo vetem e sistemit bankar por edhe atij financiar, do ti hapte rrugen mbikeqyrjes me efektive te ketyre sistemit financiar në tërësi. Ky proces do ti sherbente jo vetem zhvillimit te metejshem te sistemit financiar por do te ndihmonte edhe ne rritjen e bashkepunimit institucional midis sistemit bankar dhe financiar., duke sjelle ne nje nivel me te larte edhe bashkepunimin midis ketyre sistemeve.

2. Rishikimi i sistemit organizativ dhe institucional

Eshte e natyrshme qe modeli që do të ndiqet është ai i ECB dhe ESCB (Sistemi i Bankave Qendrore Evropiane). Në këtë pikë rëndësi të madhe do të marre zhvillimi institucional i Bankës së Shqipërisë, në periudhen afatmesme, zhvillim i cili para se gjithash do të mbeshtet në plotesimin pa kushte të një kërkese shumë të rëndësishme për çdo vend aspirant që ka të bëjë me pavarësinë e bankës qendrore. Perqasja institucionale dhe dokumentare me praktikat me te cilat mbeshtetet dhe operon ECB-ja, do te jene parimet kryesore te axhendes se BSH.


3. Përmirësimi i politikës monetare dhe kuadrit operacional

E pare nga kendveshtrimi i kuadrit operacional te politikes monetare, Banka e Shqipërisë është nje institucion relativisht i avancuar dhe afer modelit të Bankës Qendrore Evropiane. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për mekanizmin e transmisionit të saj. Kerkohen permiresime te ndjeshme zhvillimin e tregjeve bankare dhe financiare. Keshtu mund te permendim: zhvillimin e kreditimit te ekonomise sidomos ne leke duke krijuar nje shperndarje sa me te mire te operacioneve sipas kerkeses, si dhe ulja e transaksioneve ne Cash.

Ne funksion te zhvillimit te tregut, priten tendenca pozitive ne te ardhmen, ne drejtim te rritjes se konkurrences dhe eficences se ndermjetesimit bankar.

Ne lidhje me reduktimin e Cash ne ekonomi (parase jashte bankes), BS nuk do te punoje me fushata por do te udhehiqet nga nje filozofi me aktive ne drejtim te nxitjes se produkteve bankare, perfundimit te sistemeve te Kleringut, pagesave me karta krediti jo vetem te pagave por edhe te sherbimeve ne pergjithesi dhe utilitare ne vecanti.

Nje element i rendesishem mbetet identifikimi i faktorëve që ndikojnë në inflacion si dhe madhësia e këtij ndikimi, duke krijuar kështu mundësi për një parashikim më të saktë të tij. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të luaje përmirësimi i aftësive kërkimore, informative dhe sistemi i statistikave brenda bankës, të cilat do jenë dhe objekt diskutimi nga ana e përfaqësuesve të BSh në këtë takim. Ketu mund te permendim ngritjen e nje Instituti Kerkimesh Shkencore te BSh, me nje dimension rajonal, qe do te ndikoje ndjeshem ne ngritjen e standardeve.

Ne shërbim të stabilitetit të çmimeve, duhet siguruar dhe forcuar më tej kuadri i nevojshëm institucional i Bankës së Shqipërisë: pavarësia, kredibiliteti, përgjegjshmëria dhe transparenca.


Të dashur pjesëmarrës,

Pikat e mesiperme përbëjnë disa nga pilaret kryesore te cilet do te krijojne nje perafrim real te BSh drejt Sistemit të BQ Evropiane. Nga ana tjeter jam i sigurt se takimi i sotem do te jete nje hap konkret ne kete drejtim. Duke uruar vazhdimin e sukseshem te punimeve te ketij seminari shpreh edhe njëherë vendosmerine time per te shtyre perpara procesin e integrimit te BSH me ESCB.

Tiranë, më 6 dhjetor 2004