BANKA E SHQIPËRISË

Banka e Shqipërisë dhe Sistemi Bankar
Leksion i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z.Shkëlqim Cani në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Fan Noli, Korçë

Data e publikimit: 02.04.2004

 

Sot paradite Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Shkëlqim Cani zhvilloi një leksion special me studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Fan Noli të qytetit të Korçes. Tema e leksionit ishte Banka qendrore dhe sistemi bankar ne Shqiperi. Fillimisht z.Cani beri nje trajtim teorik te sistemit bankar duke u fokusuar ne funksionet baze te nje banke qendrore dhe te nje banke tregtare universale.

Me pas Guvernatori u ndal ne zhvillimet ne sistemin bankar gjate 7 viteve te fundit :

Stabiliteti makroekonomik ka njohur përmirësime gjatë kësaj periudhe, pas krizës së piramidave të viteve 1996-1997 . Reformat e sektorit financiar shënuan progres të rëndësishëm në këtë periudhë. Ato lidhen me privatizimin e bankave shtetërore dhe me hyrjet e bankave të reja private, të cilat kanë ndikuar në thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve bankare. Karakteristikë këtyre zhvillimeve ishte rritja e numrit të bankave nëpërmjet bankave të reja private, të cilat aktualisht kapin shifrën 16.

Në vitin 1997 u licencua një bankë tjetër me kapital tërësisht të huaj, Banka Ndërkombëtare Tregtare, ndërkohë që në vitin 1998 u licencua Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Dega e Tiranës e Bankës Alpha Credit. Në vitin 1999 filluan aktivitetin edhe tre banka të tjera, Banka e Parë e Investimeve, Banka Tregtare e Greqisë dhe Banka ProCredit (Fefad), ndërsa në vitin 2002 u licencua Banka Shqiptare e Kreditit. Banka Credins dhe Banka Popullore u licencuan në vitin 2003. Aktualisht, Shqipëria ka 5.3 banka për një milion banorë ndërkohë që Bullgaria ka thuajse të njëjtin tregues, Rumania ka 1.5 banka për një milon banorë, Hungaria 3 banka dhe Kroacia 10 banka .

Aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar bashkë me zgjerimin e bankave në treg, duke u rritur si aktivet ashtu
edhe depozitat e bankave. Në fundin e vitit 2003, totali i aktiveve të sistemit rezulton 373.6 miliardë lekë ose rreth 50% e PBB-së. Nga ana tjetër, niveli i depozitave ka shënuar rritje të vazhdueshme nga 178.2 miliardë lekë në vitin '98 në 323.2 miliardë në vitin 2003.

Niveli i ndërmjetësimit financiar është thelluar më tej duke pasqyruar prirjen pozitive të zhvillimeve në sektorin bankar. Raporti i depozitave totale ndaj PPB-së, që është një nga treguesit kryesorë të nivelit dhe thellësisë së ndërmjetësimit financiar, ka ardhur duke u rritur gjatë gjithë periudhës së tranzicionit dhe veçanërisht mbas vitit 1998, duke shënuar nivelin 43% në vitin 2003. Të njëjtën prirje shfaq edhe raporti i depozitave me afat ndaj PPB-së, si treguesi më sinjifikativ i ndërmjetësimit, i cili është rritur ndjeshëm nga 12.8% në vitin 1994, në 29.3% në vitin 1998 dhe 35.3% në vitin 2003.

Një karakteristikë tjerër e zhvillimeve pozitive në sektorin bankar është përmirësimi i tregut të kreditit. Dy janë prirjet më pozitive që vihen re në këtë treg: e para rritja e vazhdueshme e kreditimit të sektorit privat dhe e dyta ulja e kredisë me probleme ndaj totalit të kredisë.

Aktiviteti kreditues i bankave të sistemit u rrit me 30.5 për qind gjatë vitit 2003. Megjithëse ky aktivitet përbën vetëm 13.5 për qind të totalit të aktiveve të sistemit, raporti rritet në 27.9 për qind nëse përjashtojmë nga llogaritjet Bankën e Kursimeve . Ky fakt, është një mbështetje e mirë për zgjerimin e mëtejshëm të kreditimit, duke marrë parasysh edhe aktivizimin e Bankës së Kursimeve në fushën e kredidhënies, pas përfundimit të privatizimit të saj.

Tregu bankar pësoi zhvillime të rëndësishme gjatë vitit 2003. Zhvillimi më i spikatur, i cili do të ketë ndikime të mëdha në sistemin bankar, ishte privatizimi i Bankës së Kursimeve nga banka e njohur Raiffeisen. Gjatë këtij viti në tregun bankar hynë dy banka të reja, me kapital vendas.
Gjendja financiare e sistemit bankar gjatë viteve të fundit ka qenë e kënaqshme. Sistemi bankar shqiptar ka rezultuar në vazhdimësi me fitim, duke garantuar likuiditetin e tij dhe duke plotësuar gjithnjë e më shumë nevojat e ekonomisë për kredi.

Të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati financiar (në miliardë lekë).

Dhjetor ‘00

Dhjetor ‘01

Dhjetor ‘02

Dhjetor ‘03

Totali i të ardhurave

31.0

29.2

28.0

32.0

Totali i shpenzimeve

25.7

24.9

24.1

27.6

E ardhura neto (fitimi)

5.3

4.3

3.9

4.4

Gjendja e mirë e sistemit bankar gjen pasqyrim edhe në treguesit e rentabilitetit, të cilët kanë ardhur në rritje gjatë vitit 2003. Treguesi i cilësisë së kreditimit (raporti i kredive me probleme ndaj tepricës së kredisë) llogaritet 4.6 për qind në fund të vitit 2003, nga 5.6 për qind një vit më parë. Përmirësimi i këtij raporti tregon për një punë më të kujdesshme të bankave në akordimin e kredive dhe për uljen e rrezikut në ekonominë shqiptare.

Tregues të portofolit të kredive (në përqindje ndaj kredive të klasifikuara).

Index

2004

2001

2002

2003

kredi te klasifikuara5)

100.0

100.0

100.0

100.0

standarde

59.1

88.3

89.8

92.3

ne ndjekje

7.4

4.6

4.7

3.1

nenstandarde

3.3

4.0

3.0

1.9

të dyshimta

4.1

1.7

0.7

0.5

të humbura

26.0

1.3

1.9

2.1

mbulimi me provigjon

29.7

3.1

2.9

2.9

1) Mund të thuhet se dëmi më i madh ekonomik i krizës së pirmaidave ishte lëkundja e besimit të publikut në institucionet financiare.
2) Të dhënat janë për vitin 2002.
3) Me vendim të Bankës së Shqipërisë, Bankës së Kursimeve i është hequr e drejta për të dhënë kredi, për arsye kujdesi.
4) Vitet 1999 dhe 2000 përfshijnë kreditë me probleme të Bankës së Kursimeve, të cilat kaluan pranë Agjensisë së Trajtimit të Kredive në fundvitin 2001.
5) Kreditë standarde dhe ato në ndjekje klasifikohen si kredi të rregullta, ndërkohë që tre grupet e tjera të kredive trajtohen si kredi me probleme.

Leksioni i plotë "Banka e Shqipërisë dhe Sistemi Bankar" (pdf).

Prezantimi i leksionit (ppt).