BANKA E SHQIPËRISË

KONFERENCË PËR SHTYP
Mbi diskutimet e zhvilluara me Misionin Rishikues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Data e publikimit: 19.11.2001

 

Në datat 24 tetor - 6 nëntor, Shqipërinë e vizitoi misioni i rradhës i FMN-së i EU1. Çështja kryesore ku u përqendrua vëmendja ishte diskutimi i programit ekonomik të vendit për vitin 2002 si edhe e strategjisë afatmesme për periudhën 2002 - 2004. Më konkretisht, diskutimet e Bankës së Shqipërisë me misionin u përqendruan në çështje të tilla si zhvillimet në prodhim, çmimet e konsumit, përcaktimi i programit monetar, politika e Bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesave, zhvillimet në sistemin bankar dhe privatizimin e Bankës së Kursimeve si dhe përgatitjet për hyrjen në qarkullim të euros fizike.

Nga diskutimet u konkludua për objektivat përfundimtarë të vitit 2001 si dhe për objektivat e vitit 2002. Në përgjithësi, u arrit në përfundimin që edhe për vitin 2001, ekonomia shqiptare ka ecur brenda kuadrit të programuar dhe pritet të sigurojë arritje të objektivave. Këto zhvillime kanë krijuar një bazë të mirë për të mundësuar nënshkrimin e marrëveshjes trevjeçare si dhe për të siguruar zbatim të mirë të strategjisë për nxitjen e rritjes dhe reduktimin e varfërisë.

Lexo fjalën e plotë të Guvernatorit.