BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Për mediat - Konferenca e Bankës së Shqipërisë, datë 9 nëntor 2017

Data e publikimit: 07.11.2017

 

"Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar"

Ditën e enjte, datë 9 nëntor 2017, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve për Evropën Juglindore në Universitetin e Oksfordit (SEESOX) do të organizojnë konferencën e nivelit të lartë me temë: "Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar".

Konferenca do të fillojë punimet në orën 09:00, në hotel Tirana International, salla Balsha.

Ftojmë median e shkruar dhe atë vizive të pasqyrojnë:

  • Fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko
  • Fjalën e Drejtorit të Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Oksfordit (SEESOX), z. Othon Anastasakis
  • Fjalën e Ministrit të Financave, z. Arben Ahmetaj
  • Fjalën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta

Info mbi konferencën: Konferenca do të jetë e organizuar në tre sesione, ku temat kryesore të bisedimeve do të fokusohen mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme ndaj stabilitetit të sistemit bankar në vendet evropiane në zhvillim, me fokus të veçantë në ekonominë shqiptare dhe ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore, dhe sfidat që këto rreziqe paraqesin për bankat qendrore; diskutimi i reagimit të bankave qendrore ndaj këtyre sfidave në termat e politikave makrofinanciare, institucionale, ligjore dhe rregullatore. Pjesë e diskutimeve të kësaj konference do të jenë edhe zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet e saj të ngushta me Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë: përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit; përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare në vend; të komunitetit të biznesit si dhe përfaqësues nga bota akademike.