BANKA E SHQIPËRISË

Përshëndetja e GUvernatorit, z.Shkëlqim Cani, në ceremoninë e lançimit të projektit RTGS.

Data e publikimit: 20.05.2003

 

Të nderuar miq e të ftuar,

Para se gjithash deshiroj t'ju falenderoj nga zemra për pjesmarrjen tuaj në këtë ceremoni të thjeshte të cilen organizojme për të shpallur zyrtarisht fillimin e zbatimit të projektit te pagesave nderbankare ne vlere te madhe ose siç na pelqen ta themi ndryshe: RTGS.

Në qoftë se do të me lejonit do te deshiroja qe shkurtimisht te thoja disa fjale per kete projekt duke mos harruar te permend edhe ato insitucione dhe ate grup njerzish qe kane dhene dhe pritet te japin per realizimin me sukses te ketij projekti. Pa asnje hezitim mund te them se ngritja e ketij sistemi eshte nje nder hapat kryesore te Bankes se Shqiperise ne thellimin e reformave financiare ne Shqiperi, ne forcimin e stabilitetit dhe rritjen e eficiences se sektoirt financiar sektorit dhe atij bankar ne vecanti.

Sistemi RTGS i cili do të ndërtohet në Shqiperi është mbeshtetur ne standarded dhe praktikat me te mira ndërkombëtare. Ndermjet kontributeve të këtij sistemi, pa dyshim me kryesori pritet që të jetë zgjerimi cilesor i kapaciteteve operacionale per nje shkembim eficient dhe te sigurte te vlerave monetare. Ky Zgjerim nga ana e tij do të sjelle ritjen e besueshmerise të perdoruesve vendas dhe te huaj tek kapacitetet dhe qendrueshmeria e sistemit bankar shqipetar.

Sistemi aktual i pagesave nderbankare dhe atyre ne vlere te madhe ne shqiperi, karakterizohet nga kosto e larte operacionesh, kohe e gjate ne perpunim instrumentave te pageses dhe kohe e gjate per finalizim. Nderkohe objektivat e implementimit te projektit RTGS dhe njekohesisht permiresimet e pritshme, jane: