BANKA E SHQIPËRISË

Prezantimi i Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 1999

Data e publikimit: 04.05.2000

 

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë, i cili tashmë është në duart tuaja, trajton me detaje zhvillimet në ekonominë shqiptare, në fushën monetare dhe të këmbimeve valutore, të mbikëqyrjes bankare, të sistemit të pagesave si dhe të vetë institucionit të bankës qendrore.

Pas krizës që kaloi vendi në gjysmën e parë të vitit 1997 dhe zbatimit me sukses të programit gjashtëmujor për stabilizimin e vendit, Shqipëria nënshkroi me FMN marrëveshjen ESAF2. Elementet qendrore të kësaj marrëveshjeje ishin përsëri sigurimi i një rritjeje të shpejtë të ekonomisë së vendit, ulja e inflacionit, disiplinimi i zhvillimeve fiskale për të reduktuar deficitin buxhetor, sidomos atë të financuar me burime të brendshme, zhvillimi i reformave institucionale për të konsoliduar çdo arritje në fushën makroekonomike si dhe përmirësimi i kuadrit legjislativ e rregullativ.

Në vitin 1998 zhvillimet ekonomike ishin brenda objektivave të përcaktuar. Në tërësi u realizuan objektivat sasiorë të vendosur. U sigurua një disiplinim më i mirë i zhvillimeve fiskale, i shprehur së pari në respektimin e kufijve të vendosur për deficitin buxhetor. Mbi të gjitha, u arrit reduktimi i inflacionit nga 42 për qind në fund të vitit 1997 në 8.7 për qind, më pak edhe se sa objektivi i vendosur, në fund të vitit 1998. Në këtë reduktim, pa dyshim, ka një kontribut të rëndësishëm politika monetare, e shtrënguar dhe e matur, e zbatuar nga Banka e Shqipërisë.
Mund të themi se viti 1998 shërben si pikënisje e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Lexo fjalën e plotë të Guvernatorit.