BANKA E SHQIPËRISË

Ringjallja e Bursës së Tiranës

Data e publikimit: 21.12.2000

 

Bursa e Tiranës, e para bursë në Shqipëri, u hap në 2 maj 1996, në formën e një departamenti të Bankës së Shqipërisë (si pjesë integrale e saj). Hapja e saj pranë Bankës së Shqipërisë nuk ishte e rastësishme. Si në të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, me një të kaluar të ngjashme me Shqipërinë, shteti ishte promotori dhe mbështetësi kryesor i krijimit të bursave. Por, në Shqipëri u ndoq një model i ndryshëm nga eksperienca e të gjitha këtyre vendeve, pasi u vendos që Bursa e Tiranës të krijohej nën administrimin e Bankës Qendrore, dhe kjo për këto arsye:

  • mungesa e një tradite të mëparshme në këtë drejtim;
  • gama e kufizuar e instrumenteve financiare;
     
  • një sektor privat më i dobët sesa në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, pra, rrjedhimisht, mungesa e aksioneve dhe titujve nga sektori privat;
  • mosfillimi ende i privatizimit të ndërmarrjeve strategjike;
  • shanset e vogla të sigurimit, brenda një periudhe afatshkurtër, të eficiencës ekonomike të këtij institucioni të ri;
  • mungesa e ekspertëve dhe e eksperiencës përkatëse e të mjaftueshme, jashtë institucioneve shtetërore të sferës financiare (në rastin tonë Banka e Shqipërisë).

Të ndërgjegjshëm se aktiviteti i kësaj Burse, për një periudhë afatmesme nuk do të ishte tregtimi i aksioneve, Qeveria, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërise dhe Komisionin e Letrave me Vlerë vendosën të organizojnë
pranë Bursës së Tiranës tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit.

Lexo tekstin e plotë të diskutimit.