BANKA E SHQIPËRISË

Roli i statistikave në funksion të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Data e publikimit: 19.08.2003

 

Politika të shëndosha udhëhiqen nga mbështetje statistikore të shëndosha veçanërisht në rastin e ekonomive në tranzicion ku ndryshimet janë të vazhdueshme dhe të shpeshta. Kjo gjë vlen edhe në rastin e Shqipërisë duke qenë një vend në tranzicion, ku një nga kyçet e politikave ekonomike është mbajtja e një baze të dhënash sa më të saktë dhe të besueshme.

Ky punim paraqet një përmbledhje të informacionit statistikor në Shqipëri duke nxjerrë në plan të parë problemet kryesore të mbledhjes dhe të hartimit të tyre. Gjithashtu, përshkruhet edhe roli i statistikave në formulimin e politikave ekonomike të vendit, duke u përqendruar në politikën monetare. Punimi paraqet edhe një histori të
shkurtër të politikës monetare dhe të planeve të së ardhmes për të dhënë kështu një panoramë sa më të gjerë të drejtimit të politikës monetare në Shqipëri.

Lexo tekstin e plotë.