BANKA E SHQIPËRISË

Cani: Ju garantoj depozitat: Depozitat janë fare pranë sigurimit 100% edhe pa projekt-ligjin

Data e publikimit: 24.03.2002

 

Në shoqerinë e zhvilluar në të cilën duam të shkojmë, shumë aktivitete kryesore të biznesit dhe fusha të tjera sigurohen. Ju sigurisht keni degjuar që tek ne, si kudo në vendet e tjera të botës, ka sigurim të makinave, të pasurisë, sigurim shëndetësor, madje edhe sigurim të jetës. Për të realizuar këtë proces sigurimi, ngrihen institute dhe agjensi të specializuara. Projekt-ligji "Për Sigurimin e Depozitave" në analogji këtë bën, krijon Agjensinë e Sigurimit të Depozitave. Është e natyrshme që makina nuk sigurohet pasi të jetë përplasur, as edhe pasuria pasi të ketë ndodhur tërmeti apo ajo të jetë djegur. Po ashtu, edhe nuk mund të pritet që bankat të mbyllen apo të falimentojnë, që një shtet të nisë veprimtarinë e sigurimit të depozitave bankare.

Kjo inisiativë e Bankës së Shqipërisë synon të mbulojë një fushë ende të pambuluar të aktivitetit bankar në Shqipëri, atë të sigurimit të depozitave. Sistemi i sigurimit të depozitave është i pranishëm në të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore dhe Lindore. Por kjo s'do të thotë që depozituesit e këtyre vendeve të rendin nëpër sportelet e bankave për të tërhequr depozitat e tyre.

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.