BANKA E SHQIPËRISË

Fjala e Guvernatorit, z.Shkëlqim Cani, për mediat, lidhur me uljen e normës bazë të interesit dhe efektet e mundshme të privatizimit të Bankës së Kursimeve

Data e publikimit: 30.12.2003

 

1. Mbi ndryshimin e normes baze te interesit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e tij më datë 30.12.2003, mori në shqyrtim ecurinë dhe parashikimet e inflacionit, faktorët që priten të ndikojnë në inflacion dhe ecurinë e kushteve monetare në ekonomi,
Nga analiza rezulton:

a)Zhvillimet e pergjithshme makroekonomike te vendit jane ne perputhje me parashikimet e bera. Siç eshte bere e ditur edhe me pare vleresohet se prodhimi i pergjithshem bruto te jete rritur me 6 per qind nderkohe qe inflacioni dhe deficiti buxhetor jane ne nivele te kontrolluara.

b) Inflacioni, si një nga objektivat kryesorë të programit të zhvillimit të vendit dhe objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, ka shfaqur ecuri pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit duke rezultuar brenda objektivit 2 - 4 për qind të Bankës së Shqipërisë për vitin 2003. Ai pritet të jetë brenda objektivit edhe në muajin dhjetor, duke u luhatur rreth nivelit 3 per qind.

c) Faktorët që kanë ndikuar në sjelljen e inflacionit të këtij viti janë kryesisht faktorët tradicionalë ndërsa intensiteti i veprimit të tyre ka qenë brenda vlerave normale.

d)Zhvillimet në treguesit monetarë si: rritja e ofertës monetare dhe përbërja e saj, kursi i këmbimit, struktura e likuiditetit në ekonomi, si dhe niveli i pershatshem i normave të interesit, kanë ndikuar në amortizimin e presioneve të shkaktuara nga faktorë të jashtëm mbi inflacionin.

e)Bankat tregtare, ne ndjekje te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, kanë qenë aktive në drejtim të uljes së normave të interesit. Megjithate, normat e ulëta të inflacionit kanë ndikuar në ruajtjen e normave reale të interesit në nivele pozitive. Ulja e normave të interesit gjatë vitit 2003 është shoqëruar me ulje të kostos së ndërmjetësimit të sistemit bankar.

f) Gjate vitit 2003 deficiti buxhetor ka regjistruar nje model pak me te ndryshem krahasuar me vitet e tjera ku spikat nje ritmike me normale ne kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Kjo eshte bere me e theksuar ne muajin dhjetor, i cili ne ndryshim nga vitet paraardhese nuk ka krijuar presion mbi politiken monetare.

Ne keto kushte Keshilli Mbikeqyres, vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 per qind. Pas kesaj uljeje, norma e interesit per marreveshjet e ribler-jes do te jete 6.5 per qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me anë te këtij vendimi synon:

a) te ule me tej koston e bankave ne pergjithesi dhe cmimin e parase ne ekonomi, me qellim qe te stimulohet akoma me shume kreditimi i biznesit dhe rritja ekonomike.

b) të zbusë presionin që është duke u ushtruar mbi monedhën tonë, Lekun i cili prej disa kohësh po vazhdon të mbiçmohet si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj euros. Përveç kësaj synohet që,

c) të zbuse me tej diferencen midis përqindjeve të interesit për investimet në lekë me ato në valutë si në terma nominalë ashtu edhe ne ato realë.

Duke analizuar skenaret e mundshem te ecurise se cmimeve te konsumit, Keshilli Mbikeqyres vlereson se ulja e normave te interesit nuk do te ndikoje negativisht ne ecurine e inflacionit per vitin 2004, ndersa shpreh bindjen se nje norme me e ulet interesi do te jete me afer nevojave te ekonomise.

2. Mbi efektet e mundshme te privatizimit te Bankes se Kursimeve
Privatizimi i Bankes se Kursimeve, nje proces i cili u finalizua se fundi me percaktimin e bleresit Raiffeisen Zentralbank, Austri, pritet te sjelle disa ndryshime ne sistemin financiar ne Shqiperi. Keto ndryshime do te ndodhin se pari ne Banken e Kursimeve, dhe nepermjet saj, ne menyre direkte dhe indirekte, ato do te japin efektin e tyre edhe ne sistemin bankar dhe financiar. Keto ndryshime, pritet te ndikojne disi edhe ne çeshtje te politikes monetare e mbikeqyrjes bankare qe zbatohen nga ana e Bankes se Shqiperise. Ne menyre me te detajuar, por ende paraprake, efektet e privatizimit te BK ne tregun shqiptar mund te permblidhen me poshte.

Se pari, RZB eshte nje institucion financiar, i cili ofron sherbime bankare te larmshme per sistemin bankar shqiptar. Pra pritet te sjelle ne vend nje numer te konsiderueshem produktesh qe mund te terheqin publikun dhe biznesin.

Se dyti, do t'i jepet Bankes se Kursimeve nje "fytyre" te re ne treg. Pritet qe pronari i ri te investoje ne menyre te qendrueshme ne infrastrukturen teknologjike te Bankes se Kursimeve. Banka pritet te levize ne menyre te qendrueshme drejt procesit te kreditimit.

Se treti, marzhet e fitimit te sistemit bankar ne periudhen e pare mund te ndikohen si ne kahun e kostos ashtu edhe ne kahun e te ardhurave.

Se katerti, investimet e Bankes se Kursimeve ne portofolin e letrave me vlere te qeverise, gjykojme se do te vazhdojne te jene relativisht te qendrueshme. Kjo do te varej nga synimi i bankes per te kaluar ne nje sektor me
fitimprures siç eshte kreditimi i sektorit privat, ne menyre me agresive apo me graduale.

Se pesti, prania e RZB ne tregun shqiptar, do t'i jepte konkurences ne sistemin bankar karakteristika me reale. Kjo do te thote, qe bankat e tjera private, me te vogla ne madhesi dhe me pak aktive ne produktet qe ofrojne, do te
ridimensinohen ne treg.

Se gjashti, hyrja e RZB ne treg, pritet te shoqerohet edhe me interesimin ne periudha afatmesme te investitoreve te huaj te rendesishem.

Se shtati, hyrja e RZB ne treg do te sjelle nje mentalitet edhe me te ri ne menaxhimin e bankave, pra ne te ashtuquajturen corporate governance.