BANKA E SHQIPËRISË

Flet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Cani: "Kriza politke, kosto të rënda në ekonomi".

Data e publikimit: 29.12.2003

 

Prej disa muajsh vendi eshte perfshire ne nje krize te sterzgjatur politike si pasoje e konflikteve brenda mazhorances qeverisese apo edhe si pasoje e nje procesi te sterzgjatur zgjedhor ne kryeqytet qe vazhdoi deri me date 28 dhjetor. I gjithe ky proces krize politike, a ka efekte te drejteperdrejta ne ekonomi?

Eshtë e vërtetë se viti 2003 është shoqëruar me zhvillime intensive në skenën politike por për mendimin tim kjo tashmë nuk përbën një suprizë. Zhvillime të forta politike ka patur edhe vitiet e kaluara dhe sigurisht që pasojat përgjithsisht bien mbi ekonominë. Sa më të shtrira në kohë të jenë krizat politike, aq më thellë do të "preken" treguesit ekonomikë dhe aq më i vështirë do të jetë procesi i reformës ekonomike drejt standarteve evropiane që synon Shqipëria. Mesazhi që unë do të desha t'u jap qytetarëve në lidhje me këtë problem është se faktori bazë për të cilin ata duhet të shqetësohen duhet të jetë ekonomia. Unë në gjykimin tim si ekonomist them se politika, diplomacia dhe fusha të tjera të jetës shqiptare mund të kenë luhatje, por këto mund të rregullohen shpejt. Ekonomia është si një makinë e madhe, e cila e ka shumë të vështirë për të marrë kthesën.

Tani le ti kthehemi asaj për të cilën më pyesni. Është e vërtetë se ka disa muaj që politika shqiptare po zjen, ose ka konflikte të tejzgjatura. Megjithatë deri në momentin që po flasim ndikimet e saj në ekonomi kanë qenë të një intesiteti të ulët dhe jo gjurmëlënës për treguesit kryesorë të zhvillimit të një vendi si Shqipëria.

Lexoni intervistën e plotë.