BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Intervistë e Guvernatorit Sejko për Revistën Monitor

Data e publikimit: 12.05.2020

 

guvernatorit monitor 498 1

Pyetje: Cili është roli kryesor i Bankës Qendrore?

Guvernatori: Banka e Shqipërisë është ngritur dhe operon në bazë të praktikave më të mira të bankingut qendror. Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë dhe Ligji për Bankën e Shqipërisë i ofrojnë asaj një mandat të qartë: atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, një listë detyrash të cilat mbështesin realizimin e objektivit kryesor, ku më e rëndësishmja është mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit bankar, si dhe pavarësi institucionale, operacionale, dhe financiare për përmbushjen e tyre.