BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Intervistë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, dhënë gazetës KORRIERI të datës 2 shtator 2004

Data e publikimit: 02.09.2004

 

1 - Shtatë vjet më parë u larguat nga politika për të drejtuar Bankën Qendrore. Kush ua propozoi dhe pse e morët një vendim të tillë? 

Në fakt, ne rastin tim ka një ndarje ne faza te ndryshme kohore te pavendosura mbi njera-tjetren mes te qenit bankier dhe politikan. Më duhet të sqaroj se menjëherë pas diplomimit kam punuar në sistemin bankar si në Bankën e Shtetit Shqiptar dhe Bankën Kombëtare Tregtare, filllimisht si ekonomist e më pas si drejtues në Departamente të ndryshme e deri drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare. Pra lidhje ime me politikën ka qenë fragmentare dhe shkurtimisht përmblidhet në disa faza, shkurt-qershor 1991, Zëvendëskryeministër, ‘91-‘96, deputet i Parlamentit, në zgjedhjet e qershorit '97-ës rizgjidhem deputet i Parlamentit deri në muajin gusht të atij viti, kur dhe u zgjodha nga Kuvendi si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ne kete moment, politika del jashte axhendes time por kjo nuk do te thote se lidhja me realen dhe politikanet shkoi drejt zeros.

Nga ana tjeter, vendimi per te pranuar drejtimin e Bankes Qendrore, erdhi natyrshëm pasi gjykova se kisha dhënë kontributim tim modest në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit bankar shqiptar e në mënyrë të veçantë në ngritjen e Bankës Kombëtare Tregtare, që shpejt do të bëhej një ndër bankat më agresive në sistem.

Dëshira padyshim ishte e imja, propozimi më erdhi nga kryeministri dhe miratimi nga Presidenti, në përputhje me ligjin e asokohe "Për Bankën e Shqipërisë". Mendoj se kam vepruar drejt për arsyet që përmenda më sipër por edhe për një sërë argumentash që besoj do tí shtjellojmë gjatë intervistës.

2 - Cilat do të rendisnit si arritjet tuaja kryesore?

Arritjet kryesore për një bankë qëndrore lidhen me respektimin e të gjitha detyrimeve ligjore dhe angazhimeve të saj përpara Kuvendit dhe publikut. Normalisht duhej të filloja me inflacionin, objektivi kryesor për Bankën e Shqipërisë dhe për çdo bankë moderne në botë. Por, më së pari, ose ajo që do të vlerësoja si arritjen më të madhe në këto vite, është krijimi i institucionit bashkëkohor, të pavarur dhe të vlerësuar të Bankës së Shqipërisë. Pas 7 vjet eksperiencë në drejtimin e BSH-së, mund të flas me nota optimizmi dhe krenarie për cilësinë e punës në rritje të të gjithë stafit të BSH-së. Pa patur këtë grup të përgjegjshëm dhe të kualifikuar mirë, çdo arritje do të kishte qenë e vështirë në mos e pamundur. Për pasojë çdo rendis më poshtë si arritje i dedikohet punës së përkushtuar të këtyre specialistëve që sipas mendimit tim janë pararoja e mendimit ekonomik shqiptar. Shprehem kështu edhe pse më shumë se gjysma e tyre kanë shkelur dyert e BSH-së vitet e fundit, por nga ana tjetër një pjesë e mirë e punonjësve janë më grada e tituj shkencorë. Më jepet rasti të sugjeroj mbajtjen dhe kualifikimin e stafit të të gjithë institucioneve të tjera pasi janë baza e çdo suksesi.

Tani le ti kthehemi gjuhës së shifrave e fakteve për të renditur disa nga arritjet e Bankës së Shqipërisë të vlerësuar nga opinioni vendas dhe faktori ndërkombëtar.

Objektivi ynë është "të arrijmë dhe të ruajmë stabilitetin e çmimeve", që për periudhën afatmese, është mbajtja e një inflacioni vjetor 2-4 për qind. Inflacioni, i kthyer tashmë në një fjalë të kudopërdorshme, është mbajtur gjatë këtyre viteve nën kontroll dhe në nivele të ulta. Ndoshta, në momentin e parë, nuk duket ndonjë "arritje" e madhe, por nëse i referohemi krizës së vitit 1997 kur inflacioni shënonte 42 % dhe çmimet rriteshin brenda ditës apo shembujve të fqinjëve tanë si për shembull Bullgaria apo Maqedonia ku monedha vendase u zhvlerësua në një kohë të shkurtër dhe masë të konsiderueshme dhe ekonomia vendase përjetoi hiperinflacion, lehtë kupton avantazhet pozitive të mbajtjes nën kontroll të inflacionit. Ndërkohë, pjesa e dytë e përgjigjes lidhet me termin inflacion i ulët dhe me këtë rast më duhet të sqaroj se në kushtet e ekonomiksit modern nuk qëndrojnë disa propozime të muajve të fundit të disa politikanëve apo specialistëve, se një inflacion i lartë për Shqipërinë do të thotë papunësi e ulët dhe zhvillim i shpejtë ekonomik. Tashmë, është e vërtetuar se inflacioni i ulët dhe nën kontroll është 'investimi" më i mirë që mund të japë banka qendrore e një vendi, qoftë ky i zhvilluar apo në zhvillim. Pra, politika monetare, e përshendetur me nota pozitive edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, ka qenë një ndër arritjet kryesore të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës 1997-2004.

Politika valutore, një tjetër eksluzivitet i Bankës së Shqipërisë, ka qenë ndër prioritetet e punës së Bankës. Monedha vendase, pas nënçmimeve të krizës '97-ës, gradualisht arriti të fiksohet në kurse këmbimi relativisht të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe. E rëndësishme është të theksojmë se në Shqipëri zbatohet një regjim i lirë i kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë zotëron të drejtën ligjore të ndërhyrjes në tregun valuator dhe atë të parasë vetëm për të shmangur spekulimet e mundshme. Shtoj se vendimet dhe veprimet ndërhyrëse të Bankës së Shqipërisë, janë transparente në një afat kohor 3 mujor pas realizimit të ndërhyrjeve, për të mos çórientuar tregun. Efekti ka qenë i prekshëm, monedha jonë kombëtare gëzon pozita të qëndrueshme si me euron ashtu edhe me dollarin ndërsa rezerva valutore është rritur ndjeshëm duke arritur në korrik 2004 mbi 1.2 miliardë dollarë(mbi 4 muaj importe), nga 308 milionë dollarë që ishte në vitin 1997.

Ndoshta është e tepërt të shpjegojmë në detaje avantazhet e dy politikave të sipërpërmendura por këto lehtë identifikohen nëse pyesni aktorët e tregut, qoftë këta privatë, publikë apo edhe konsumatorët.

Është lehtësisht i evidentueshëm zhvillimi dhe konsolidimi i sistemit bankar shqiptar, i cili tashmë numëron 16 banka, përfshirë dy banka me kapital vendas dhe një bankë e njohur ndërkombëtare si Raiffeisen Zentral Bank. Pas gati një dekade me humbje, sistemi bankar për 6 vitet e fundit rezulton në total me fitim dhe vlerësohet si sektori "pararojë" në ekonominë shqiptare, më i kontrolluari dhe më i konsoliduari, që përgjithësisht zbaton standartet ndërkombëtare në fushën e bankingut. Aktualisht kemi nje sistem bankar thuajse tërësisht privat me nje kompozim kapitali vendas dhe te huaj. Sistemin bankar, gjykoj se e orientuam me mençuri nga politika e privatizimit të bankave shtetërore dhe një mbikëqyrje bankare e kujdesshme dhe koherente.

Bankat, nga viti në vit kanë rritur besueshmërinë te klientët të cilët kanë rritur ndjeshëm depozitat duke arritur një mesatare mbi 44 për qind të GDP-së ose e shprehur në vlerë absolute nga 125.8 miliarde leke te depozituara ne vititn 1997, ne fund te muajit qershor depozitat ne vlere absolute arriten ne rreth 340 miliarde leke ose mbi 3.33 miliarde dollare amerikan.

Kreditimi, një pikë e "nxehtë" e sistemit bankar deri në vitin 1997 për shkak të ndërhyrjes së politikës dhe praktivave korruptive të asaj periudhe, ka njohur zhvillime të paneglizhueshme, pavarësisht se mbetemi ende larg standarteve të vendeve të zhvilluara dhe kjo është normale për një sërë arsyesh ku ndër më kryesoret mund të përmend: kreditimi i ulët i trashëguar, niveli i riskut në Shqipëri, problemet me bilancet e bizneseve, çështjet e pronësisë dhe tregun e tokës në përgjithësi etj. Megjithe ndalimin që i bëmë BK-së për të kredituar, per arsye te kredive te pakthyera te periudhes '92-'97, sistemi bankar ka kredituar ekonomine ne rritje të konsiderueshme nga viti ne vit. Nga 3.98 miliarde leke kredi e re e akorduar ne vitin 1997, vetëm për vitin 2003 kredia e re e akorduar ishte 92.6 miliarde leke ose rreth 900 milione dollare ose rreth 30 herë më shumë. Të marrim edhe një shifër tjetër: kredia e re e dhënë në 6 muajt e parë të vitit 2004, është 86.4 miliardë lekë ose gati sa ç'është dhënë për 8 vitet e para të trazicionit.

Vetë bankat e nivelit të dytë, gjatë kësaj periudhe, e në mënyrë të veçantë kohët e fundit, janë të angazhuara në një process intensive të hapjes së degëve të reja, shtimit të shërbimeve për klientët dhe një maketingu agresiv të shërbimeve bankare.

Edhe nga kendveshtrimi i bankingut qendror dhe mbikeqyrjes bankare, cilesia e portofolit te kredise ka ardhur ne permiresim te ndjeshem nga viti ne vit. Po ashtu, Banka e Shqipërisë zbaton standartet ndërkombëtare të bankingut qëndror. Instrumentat indirekte të politikës së saj monetare, janë të njëjtë me ato që zbatojnë të gjitha bankat qendrore të vendeve të zhvilluara. Edhe standartet e mbikëqyrjes bankare janë në përputhje me ato që sugjeron Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare(BIS-Bazel) dhe që aplikohet edhe në sistemin bankar të Bashkimit Evropian. Prej vitesh depozitat në banka janë të siguruara edhe nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, sipas modeleve dhe standarteve ndërkombëtare.
Nuk mund të lë pa përmendur këtu, hapat gjigandë do tí quaja, në drejtim të modernizimit të sistemit të pagesave kur në fillim të këtij viti përuruam sistemin e pagesave të mëdha në kohë reale(RTGS) dhe jemi në procesin e zbatimit për pagesat e vogla.

Por, një arritje e dukshme e Bankës së Shqipërisë është edhe transparenca dhe raportet e saj me publikun, median dhe shoqërinë civile, të cilat kanë ardhur duke u zhvilluar nga viti në vit. FMN ka vlerësuar zbatimin e standarteve ndërkombëtare të praktikave të transparencës që zbaton Banka e Shqipërisë. Indeksi i transparencës së Bankës tonë qendrore llogaritet afër mesatares së bankave qëndrore evropiane dhe ndoshta jemi institucioni më transparent në Shqipëri. 

Keto jane pak a shume çka mund te evidentoj shkurtimisht por puna e nje banke qendrore eshte me nje spekter shume me te gjere, qe nga marredheniet me publikun e thjeshte e deri ne marreveshjet dhe angazhimet e zbatuara me institucionet financiare nderkombetare.

3 - Cila është gjendja e ekonomisë shqiptare dhe sistemit bankar?

Ne aspektin makroekonomik, ekonomia shqiptare gjate pese - vjeçarit te fundit eshte karakterizuar nga nje rritje ekonomike ne nivele relativisht te kenaqshme. Mesatarisht rritja reale e prodhimit te pergjithshem bruto ka qene 5.6 % dhe kjo rritje eshte realizuar ne kushtet e nje inflacioni te ulet. Me konkretisht, gjate periudhes ne fjale, inflacioni eshte luhatur ne nje mesatare 2-3 % (baze per llogaritje meret inflacioni ne fund te vitit, v/v). Ndoshta nga pikat ende të dobeta te ekonomise shqiptare mbetet niveli i larte i deficitit tregtar e cili nga viti ne vit po njeh rritje, niveli i ulët i investimeve të huaja etj..

Rezultatet e mesiperme te treguesve kryesore makroekonomike jane rrjedhoje e nje politike te kujdesshme fiskale dhe monetare te orientuara drejt stabilitetit e njekohesiht sigurimit te hapesirave te nevojshme per zhvillim te qendrueshem ekonomik ne kuader te Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe procesit integrues drejt strukturave evropiane dhe euro-atlantike.

Deficiti buxhetor, ka treguar nje tendenca renese, nga -11.3% te PBB-se ne vitin 1998 ne vetem -4.4% te PBB-se ne vitin 2003. Politika monetare e Bankes se Shqiperise gjate viteve te fundit ka pasur tendencen e lehtesimit te saj (vetem per vitin 2003 norma baze e interesit te Bankes se Shqiperise eshte e ulur me 2 % ndersa ne prill-korrik te ketij viti eshte ulur më tej me 1 pike per qindjeje). Kjo eshte mundesuar si nga stabiliteti i fuqise se brendeshme te lekut ashtu edhe nga trendi rrites i fuqise se jashtme te tij. Rezervat valutore kane vijuar rritjen e tyre duke qendruar ne menyre konstante mbi nivelin e poshtem te pranuar, 4 muaj importe e sherbime.

Viti 2004 mendohet se do te vazhdoje te jete nje vit qe do te karakterizohet nga nje rritje reale e PPB me 6%, nje inflacion i mbajtur ne banden 2-4% si dhe nga nje deficit buxhetor i qendrueshme.

4 - Cili mendoni se ka qenë vendimi më i gabuar i marrë gjatë periudhës 1997-2004? 

Nuk më rezulton të kem marrë kaq shumë vendime të gabuara sa të kem mundësinë të bëj një renditje sipas rëndësisë. Kjo, nuk nënkupton se jam i pagabueshëm, por gjykoj se kanë qenë gabime pa "zarar", siç shprehet populli. Pa e quajtur gabimin më të madh, por mendoj se mund të kisha bërë më shumë kujdes në dhënien e kompetencave apo promovimin në poste drejtuese të ndonjë individi pa merita të plota apo që më pas nuk e ka justifikuar besimin. Po kështu, disa veprime mund dhe duhet të ishin bërë më shpejt si për shembull mund të kishim rritur presionet ndaj Ministrisë së Financave për tú privatizuar më shpejt bankat shtetërore. E rëndësishme gjykoj është të nxjerrësh konkluzione e mësime për përmirësimin e punës në të ardhmen. Për më tepër sukseset që shpreha më sipër mund të ishin edhe më mirë akoma apo edhe ndonjë instrument indirekt i politikës monetare mund të ishte zbatuar me përpara se çé zbatuam.

5 - Keni ndërmarrë së fundmi një fushatë për uljen e përdorimit të parasë "cash". Mendoni se do të keni sukses dhe pse? 

Është e vërtetë që kemi marrë një inisiativë të re e cila synon të pakësojë përdorimin e parasë letër ose siç quhet ndryshe cash-it, në ekonomi.

Në të vërtetë nisma është pak më e hershme por ajo që dua të theksoj ka të bëjë me faktin së këtë radhë një theks të veçantë i kemi vënë edhe anës edukative dhe asaj sensibilizuese. Përfitoj nga rasti të theksoj se në këtë nisëm nuk jemi të vetëm por së bashku me aktorë të tjerë ku do të vecoja disa institucione shtetërore, sidomos Ministrinë e Financave dhe sistemin bankar.

Suksesi është i padiskutueshëm por më i ndjeshëm dhe i prekshëm do të jetë në vitin e ardhshëm.
Më konkretisht konsensusi i arritur midis të gjithë palëve të përfshira në këtë program është një fillim i mirë dhe premtues. Hapi i parë tashmë është hedhur. Duke filluar nga muaji qershor punonjesit e BSH i marrin pagat e tyre në një llogari bankare në njërën prej bankave të sistemit. Një angazhim të tillë në emër të Qeverisë ka marrë edhe Ministria e Financave e cila në mënyrë graduale do të filloje transferimin e pagave të administratës publike nëpërmjet llogarisë bankare.

Po kështu kemi nënshkruar një program të përbashkët me Ministrinë e Financave për disa drejtime konkrete që kanë të bëjnë me kanalizimin e marrëdhënieve financiare midis buxhetit dhe biznesit vetëm nëpërmjet sistemit bankar, ashtu sikurse kemi një mirëkuptim edhe me këtë të fundit për një rritje të agresivitetit në shërbime, infrastrukturë, shtrirje gjeografike etj. Nga ana jonë si Bankë e Shqipërisë po përpiqemi të kryejmë detyrat tona, ku mbi të gjitha spikat hartimi i një plani veprimesh konkrete, ndërinstitucional i cili është pjesë angazhimeve të autoriteteve shqiptare ndaj organizmave të huaj monitorues dhe këshillimore. Shpresojmë të njëjtin seriozitet edhe nga aktorët e tjerë.

Ky plan veprimesh i cili brenda i është bërë prezent edhe medias e publikut, i cili me kalimin e kohës do të jetë i aftë të monitorojë ecurinë e programit duke drejtuar dhe shigjetat përkatese në ato ente, në ato aktorë apo në ato pjesë ku programi nuk ecën sic duhet.

Në përfundim do të doja të theksoja se ashtu si dhe herët e tjera ne e vlersojmë shumë rolin e publikut në përgjithësi dhe rolin e shoqërise civile dhe të mediave më në vecanti. Edhe këtë pyetje të tuajën për problemet e reduktimit të cash-it ne ekonomi e vlersoj pozitivisht si një mbështjetje që gazeta juaj i bën kësaj inisiative. Për më tepër duke ju falenderuar shpresoj se ju do të vazhdoni të jeni aleatët tanë deri në përfundimin e këtij programi.

6 - Gjatë këtyre viteve, Banka Qendrore ka qenë në dy raste në qendër të skandaleve të ndryshme (rasti i vjedhjes së Thesarit të Shtetit apo tenderit për shtypjen e kartmonedhave). Si jeni ndjerë në ato momente? 

Është normale që në situate të tilla, të mos ndjehesh mirë dhe stresi është më e pakta që duhet të përjetosh. Por për këto dy ngjarje më duhet të sqaroj :

Së pari, tashmë të dyja janë trajtuar në tërësinë e tyre nga kontrollet, publiku, politika, media dhe organet e drejtësisë. Banka e Shqipërisë dhe unë personalisht jemi treguar transparentë, bashkëpunues dhe mirëvlerësues duke shpresuar se kemi bërë detyrën por edhe përmbushur kërkesat e të interesuarve, dashamirës apo keqdashës.

Së dyti, kam sqaruar disa herë që dokumentacioni që ka Banka e Shqipërisë e largon atë nga çdo implikim e aq më shumë nga përgjegjësi. Këtu nuk më takon të shprehem për individë përveç vetes. Meqë më jepet rasti po rikonfirmoj edhe një herë që jam tërësisht i pastër në çdo rast e rrethanë.

Tenderi i kartmonedhave në një farë mënyre uli deri diku reputacionin e padiskutueshëm që kishte deri asokohe Banka e Shqipërisë dhe na krijoi një kosto, që gjithësesi po e riparojmë gradualisht pasi mbetem i parimit se besueshmëria e publikut te sistemi bankar kalon pikësëpari nga Banka e Shqipërisë. Gjithësesi, këto janë çështje tashmë të tejkaluara për Bankën e Shqipërisë pasi drejtësia ka dhënë verdiktin e saj.

Ndërkohë, ju siguroj që sfidat që e presin atë, si çdo bankë qëndrore të përfshirë në një proces integrues dhe përqafues të standarteve më të mira ndërkombëtare janë krejt të ndryshme dhe shumë më interesante.

7 - Keni patur oferta për t'u rikthyer në politikë?

Tregu modern i punës për ekspertët dhe politikanët duket se po funksionon edhe në Shqipëri si nga kahu i ofertës ashtu edhe ai i kërkesës. Por gjithmonë jam tërhequr më shumë nga puna në bankën qendrore pasi mendoj se si Guvernator përputhen më shumë dhe më mirë njohuritë dhe eksperienca që kam me detyrimet dhe angazhimet që kërkon drejtimi i një banke qendrore.

8 - A do të rikandidoni edhe për një mandat tjetër në krye të Bankës së Shqipërisë?

Sigurisht që puna në drejtim të Bankës së Shqipërisë më ka kompletuar eksperiencën e duhur për të kërkuar një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Mendoj se kjo është një zgjedhje personale normale dhe llogjike e bazuar mbi rezultatet e arritura deri më tani.

9 - Pse mendoni se Presidenti dhe Kuvendi duhet të mbështesin emrin Tuaj?

Sigurisht që gjykimet dhe vendimet e autoritetetit të Presidentit dhe Kuvendit i tejkalojnë dëshirat e mia, por mendoj se kam përmbushur angazhimet dhe detyrimet si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe gjatë karierës time 20 vjeçare si bankier kam kontribuar si në zhvillimin e një sistemi bankar të qëndrueshëm ashtu dhe në sigurimin e një zhvillimi ekonomik pozitiv dhe procesi reformues të sistemit financiar.

Banka e Shqipërisë, të paktën në gjykimet e përgjithshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, të shprehura këto në formë të shkruar ose forma të tjera, veçohet si një ndër institucionet më të konsoliduara në Shqipëri. Dhe kujtoni se të krijosh një institucion në një vend në zhvillim që një herë në dy vjet duhet të përballojë krisje apo kriza politike, është e vështirë. Nga ana tjetër, falë një politike transparence agresive edhe në Shqipëri, gjykoj se Banka e Shqipërisë gëzon reputacion përgjithësisht pozitiv dhe mbështetje të opinionit publik, shoqërisë civile dhe medias në përgjithësi. Në gjithë këto arritje të institucionit të Bankës së Shqipërisë, sigurisht që mendoj se kam dhënë kontributet personale reformuese.

Duke lënë mënjanë modestinë, më duhet të sqaroj se kam punuar shumë dhe ngushtë me të gjitha strukturat departamentale të saj, me Këshillin Mbikëqyrës, komisionet parlamentare e sidomos atë të Ekonomisë, shkollat dhe universitetet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias e deri te kontaktet e përditshme me njërëzit. E gjithë kjo për të lëshuar sinjalet e besimit se Shqipëria ka potenciale dhe mund të zhvillohet, se është e vështirë por jo e pamundur të ndërtosh institucione, se duhet të besojmë më shumë te aftësitë e njëri-tjetrit sesa të ngrejmë kurthe ku mund të rrëshqasim vetë. Në gjykimin tim personal, investimi më i mirë i secilit nga drejtuesit e institucioneve apo politikanëve, do të ishte nxitja e një klime pozitive dhe inkurajuese pune dhe investimesh sesa degradimi dhe shfryerja e inateve apo edhe qejfeve personale në kurriz të zhvillimit dhe integrimit të vendit.

10 - Me lejoni t'ju drejtoj nje pyetje të fundit: nëse nuk rizgjidheni, cila do të jetë e ardhmja Juaj?

Nuk e kam parë asnjëherë si sfidë personale drejtimin e Bankës së Shqipërisë, por gjykoj se si Guvernator efektet e shërbimit tim në institucionet publike do të ishin maksimale.

 __________________________ 
 Bisedoi :Elton METAJ