BANKA E SHQIPËRISË

Intervistë e Guvernatorit, z.Shkëlqim Cani, dhënë revistës "Monitor", në numrin e saj të parë, dhjetor 2000

Data e publikimit: 13.12.2000

 

Përpara se të filloj të jap përgjigjet për pyetjet tuaja, më lejoni të përshëndes revistën "Monitor". Është vërtet mjaft e këndshme që marr vesh fillimin e botimit të një reviste ekonomike. Është shumë e dëshirueshme të trajtohen në shtyp çështjet ekonomike, madje të trajtohen më shumë. Me këtë nuk dua të them që shtypi të merret me çështje ekonomike dhe të harrojë politikën. "Origjina ime prej politikani" nuk ma lejon këtë gjë. Por, gjithkush ka mjaft dobi nëse shtypi kthen sytë nga ekonomia dhe flet për të pa spekulime.

Gjithashtu, dua t'ju falenderoj që më keni vënë në dispozicion rubrikën "Tri pyetje, tri përgjigje" të numrit të parë të revistës. Ju uroj suksese, por uroj që të dalin në qarkullim edhe revista të tjera si "Monitor", pasi personalisht jam kundër monopolit në çdo aktivitet.

Tani të kthehemi tek pyetja që më bëtë. Më thoni "a është e qëllimshme që po ndiqet një politikë e inflacionit të ulët"? Çdo gjë bëhet me një qëllim, një objektiv, pra është e qëllimshme. Madje politikat dhe vendimet e një banke qendrore kanë "shumë qëllim në vetvete" dhe janë të qëllimshme.

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.