BANKA E SHQIPËRISË

Numri një i Bankës së Shqipërisë flet për luhatjet e monedhës vendase.

Data e publikimit: 14.08.1999

 
  • "Është tregu dhe vetëm tregu,i cili ka vendosur për kursin e këmbimit të lekut me valutat''.
  • "Leku ka shkuar në Kosovë .Nga të dhënat që ne kemi ,nuk është në ato përmasa që të shqetësohet ekonomia shqiptare, por këto s'janë të dhëna të drejtpërdrejta që ne mund të masim se sa para janë atje".
  • "Asnjëherë nuk duhet të jetë inflacioni më i lartë sesa përqindja e interesit të depozitave, që duhet të japë banka."

Cani:Ja pse është forcuar leku. "Një nga shkaqet, nuk është kredituar ekonomia".

Është tregu dhe vetëm tregu, që ka vendosur për kursin e këmbimit të lekut me valutat". Kështu, ka deklaruar në një intervistë për Gazetën, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, duke përjashtuar çdo mundësi të ndërhyrjes së bankës,që ai drejton, në tregun e lirë për të shmangur mbivlerësimin e mëtejshëm të monedhës kombëtare. Sipas tij, "forcimi i lekut teorikisht do të sillte rënie të eksporteve dhe të investimeve dhe nga ana tjetër nxitje të importeve. Por, aktualisht, në rastet e para ka ndodhur e kundërta dhe kjo teori nuk është vërtetuar".

Është parashikuar që deri në fund të vitit 1999 ,kursi mesatar i këmbimit të monedhës shqiptare me dollarin të jetë 147 lekë dhe aktualisht është rreth 132 lekë. Kaq i fortë është në të vërtetë leku? "Kursi mesatar 147 lekë- një dollar është një tregues përllogaritës. Gjithnjë një buxhet apo një ekonomi ka nevojë të bëjë përllogaritje, por që është ose jo, ky nuk është fare tregues. Nuk e ka askush për detyrim që të mbajë këtë kurs këmbimi. Është bërë një përllogaritje, që në një ekonomi normale kursi i këmbimit të dollarit mund të ishte 147 lekë. Natyrisht, ekonomia shqiptare me një rrjedhë normale pasi shumë ngjarje rrodhën gjatë kësaj kohe, të cilat do të ndikonin në të gjithë spektrin e ekonomisë.

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.