BANKA E SHQIPËRISË

Surpriza jonë e 2004: kreditimi

Data e publikimit: 30.12.2003

 

Në mbyllje të vitit 2003, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani bën një përmbledhje të zhvillimeve kryesore në ekonominë shqiptare, zhvillimet në sistemin bankar, privatizimin e Bankës së Kursimeve, banka me pozicion dominues në ekonomi, fushaten për kalimin e pagesave në banka etj. Gjithashtu Guvernatori ndalet gjerësisht në efektet pasprivatizim të Bankës së Kursimeve dhe zhvillimet e pritshme në normat e interesit të depozitave, kredive dhe bonove të thesarit pas rënies së Bankës së Kursimeve në duart e austriakëve të Raiffeisen.

Ç'pritet të ndodhë me financimin e borxhit të qeverisë nga sistemi bankar dhe a do të vazhdojë Banka e Kursimeve të jetë e pranishme në ankandet e bonove të thesarit apo do t'i drejtohet kreditimit të biznesit, siç edhe kanë premuar drejtuesit e RaiffeisenZentral bank? Po për vitin 2004 si do të ecë ekonomia shqiptare? Ç'pritet të ndodhë me normat e interesit dhe a do të fitojnë shqiptarët kulturën e munguar bankare për të bojkotuar veprimet me "cash" e për t'ju drejtuar sporteleve të bankave siç ndodh rëndom në vendet e zhvilluara dhe ato të rajonit? Ç'ndodhi me fushatën për çmimet dhe sa pritet të rezultojë norma e inflacionit në fund të vitit 2003?

Të gjitha këto në intervistën e Guvernatorit Cani dhënë për gazetën Koha Jonë.

Lexo intervistën e plotë.